Lucas Hernandez te Bayern Munich, blerja më e shtrenjtë në histori të Bundesligës – detajet e transferimit dhe operimi i menjëhershëm
Lucas Hernandez do të bashkohet me FC Bayern Munich nga Atletico Madrid prej 1 korriku 2019.
Mbrojtësi 23 vjeçar ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë për pesë vite te klubi bavarez, deri në 2024. Atletico Madridi do të marr 80 milionë euro, shkruan faqja zyrtare e klubit.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me njërin prej mbrojtësve më të mirë në botë, kampionin e botës Lucas Hernandez”.
“Lucas mund të luajë qendër dhe në krahë të majtë. Lucas do ta vazhdojë traditën e lojtarëve francezë në skuadër”ka thënë drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic.
Gjatë testeve mjekësore është vërejtur një lëndim i Hernandez në ligamente, çka së bashku me Atleticon, vendosëm që lojtari të futet që sot në operim.
Sipas mjekut të FC Bayern, Dr. Hans-Wilhelm Müller-Wohlfahrt, lojtari do të jetë gati për fillimin e sezonit 2019/20.
Lucas Hernandez ka lindur në Marseille në vitin 1996 dhe është pjesë e Atletico Madridit që nga viti 2007. Ai e ka fituar titullin e kampionit dhe Ligën e Evropës me klubin.
Ai ka bërë 110 ndeshje dhe është pjesë e ekipit të parë që nga sezoni 2014/15. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251