LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e Presidentit Thaçi rreth kompetencave të tij dhe Kuvendit

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e Presidentit Thaçi rreth kompetencave të tij dhe Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të papranueshme kërkesën e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, rreth kompetencave kushtetuese të tij dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, siç është përcaktuar me nenin 113.1 të Kushtetutës.

Në kërkesën e tij Presidenti thekson se pretendimi për konflikt të kompetencës së kushtetueses ndërlidhet me kompetencat kushtetuese të përcaktuara për Presidentin dhe Kuvendin në nenin 18 (Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare) të Kushtetutës.

Presidenti, si palë që ka ngritur pretendim për konflikt në mes Presidentit dhe Kuvendit pretendon paqartësi rreth kompetencës kushtetuese për ratifikimin e Shkëmbimit të Letrave në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.


Gjykata në aktvendimin e saj shkruan se kërkesa e Presidentit të Republikës së Kosovës për konflikt të pretenduar në mes të kompetencave kushtetuese të tij dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës shpallet e papranueshme për shqyrtim në merita për arsyet e elaboruara në këtë Aktvendim për papranueshmëri.

Aktvendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese mund ta gjeni KËTU

Kujtojmë se Presidenti, me 4 shtator 2018 i kishte dorëzuar Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori