LAJMI I FUNDIT:

I humb paratë në biznes, inskenon vjedhje në shtëpi të tij

I humb paratë në biznes, inskenon vjedhje në shtëpi të tij

Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin A. H . 39 vjeç me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në biznes, kishte inskenuar rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij ditë më parë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari A.H.  më 21 mars kishte paraqitur në polici rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij duke deklaruar se nga persona të panjohur  ia kanë vjedhur 21 mijë e 700 euro dhe 500 franga zvicerane.

Në njoftim thuhet se hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si  dhe  pranimin në tërësi të inskenimit të rastit  nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në biznes. Me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori