LAJMI I FUNDIT:

Meta: Përherë mirënjohës SHBA-së dhe NATO-s

Meta: Përherë mirënjohës SHBA-së dhe NATO-s

20 vjet më parë, pikërisht më 24 mars të vitit 1999  forcat paqeruajtëse të NATO-s nisën bombardimet mbi caqet ushtarake serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përkujtuar këtë ditë duke shprehur mirënjohje SHBA-së dhe NATO-s, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.

“Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm”, shkruan presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në Facebook.


Ai ka vlerësuar ndërhyrjen ushtarake si vendimi që i dha fund gjenocidit e spastrimit etnik dhe parapriu Pavarësinë e Kosovës.

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund gjenocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë. Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm. Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, shkruan Meta./Telegrafi/