LAJMI I FUNDIT:

Plakja e popullsisë në Shqipëri, sfidë shërbimet për moshën e tretë

Plakja e popullsisë në Shqipëri, sfidë shërbimet për moshën e tretë

Ndërkohë që popullsia shqiptare po plaket me shpejtësi, Shqipëria duhet të përballet me një sfidë të afërt për të siguruar aksesin në kujdesit shëndetësor dhe shërbime për të moshuarit në nevojë. Afro gjysma e të moshuarve në Shqipëri, të moshës mbi 65 vjeç, kanë 2 deri në 3 diagnoza dhe vetëm 15 % kanë të paktën 4.

Të dhënat bëhen të ditura nga një studim i ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik.

“Vuaj nga diabeti, nga hipertensioni, koronare kam bërë”, thotë një qytetar.


“Vuaj nga diabeti kam tre vite, edhe hipertension”, shprehet një qytetare.

35 % e të moshuarve në Shqipëri kanë të paktën një vështirësi, në të folur, të ecur, dëgjim apo shikim.

Rritja e sëmundshmërisë dhe problemeve shëndetësore tregojnë se afro 60 % shtrimeve në spital i referohen moshës së tretë për hipertension, diabet, sëmundjet koronare dhe ato cerebrovaskulare.

Projeksionet e specialistëve tregojnë se deri në 2050 numri i të moshuarve që do të kërkojnë kujdes shëndetësor pritet të arrijë në 160 mijë.

“Ritmet e plakjes së popullsisë janë përshpejtuar shumë herë më tepër seç projeksionet parashikonin më herët. Ne duhet ta dijë që moshimi shoqërohet me një sërë sfidash dhe sfidat kryesore janë ato që kanë të bëjnë me sëmundjet. Sfida tjetër që ne në kulturën tonë nuk e kemi futur është ajo e cila njihet si shtëpitë infermieristike, ku të moshuarit jetojnë në ditët e fundit të jetës. Sfida tjetër është të moshuarit e vetëm. Sfidat prekin transportin, sa kollaj e ka sot një i moshuar që të lëvizë nga banesa deri tek qendra shëndetësore. Ne s’kemi mjekë, infermierë, punonjës social, që merret me këtë moshë. Me numrin e të moshuarve në vend do të rritet nevoja për kujdes në banesë”, thotë sociologia Eris Dhamo.

Përballë këtyre sfidave ekspertët rekomandojnë ndryshim të politikave të reja për moshimin./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Lajme
Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Lajme
Momentet e fundit të Agon Zejnullahut që vdiq në duart e policisë

Momentet e fundit të Agon Zejnullahut që vdiq në duart e policisë

Lajme
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Dokumente dhe shkrime të reja nga laptopi i Bllacës: Çka shkruante agjenti i BIA-s për strukturën e UÇK-së?

Dokumente dhe shkrime të reja nga laptopi i Bllacës: Çka shkruante agjenti i BIA-s për strukturën e UÇK-së?

Lajme
Haradinaj reagon pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi

Haradinaj reagon pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi

Lajme
Kalo në kategori