Presidenti i zgjedhur Donald Trump raportohet se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të enjten për të diskutuar luftën në Ukrainë, sipas raporteve.
Washington Post citon një burim të njohur me telefonatën duke thënë se Trump e paralajmëroi Putinin të mos e përshkallëzonte konfliktin dhe i kujtoi atij praninë e konsiderueshme ushtarake të SHBA-së në Evropë.
Sipas “disa” burimeve të tjera, dyshja diskutuan gjithashtu qëllimin e paqes në kontinent, si dhe perspektivën e një thirrjeje të mëtejshme së shpejti për të shqyrtuar zgjidhjen e luftës në Ukrainë”, përcjell Telegrafi.
WP tha se dy burime treguan se qeveria e Ukrainës ishte informuar për thirrjen e Putinit – dhe nuk kundërshtoi që biseda të zhvillohej, shkruan Sky News.
Por Sky News shkruan se nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur raportimin e WP.
Të premten, Kremlini tha se Putini ishte i gatshëm të diskutonte Ukrainën me Trump – por kjo nuk do të thotë se ai ishte i gatshëm të ndryshonte kërkesat e Moskës – domethënë që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe të dorëzojë katër territoret e mbajtura aktualisht nga Rusia.
Ndërkohë sipas Sky News, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës ka thënë se Kievit nuk i është ofruar ndonjë njoftim paraprak për një telefonatë të raportuar mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se ishte “e pamundur” që Ukraina të kishte miratuar ose kundërshtuar thirrjen, pasi raportet që sugjeronin se kishte njoftim paraprak ishin “të rreme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump kërcënon me veprime të ashpra nëse pengjet izraelitë nuk lirohen nga Gaza
Vala e re e sulmeve me dronë kamikaz mbi pozicionet ruse, ukrainasit i shkatërrojnë tanket dhe autoblindat e tyre
A i kanë rritur fitimet kompanitë evropiane të armëve për shkak të luftërave?
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë vërteton rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale
Ia mësynë pozicioneve të ukrainasve në Kursk, trupat e Zelenskyt arrijnë t’i zënë rob lufte 11 ushtarë të Putinit
Punonjësi i Kongresit arrestohet në Kapitol, i kapet municion gjatë kontrollit të rregullt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Ish-hetuesi policor në veri për sulmin në Ibër-Lepenc: Mister pse eksplozivi nuk u vendos në këmbë të urës, por në mes të saj
Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi
Eksperti Tahirukaj shpjegon pse u zgjodh Varraga si lokacion për shpërthimin e kanalit të Ibër-Lepencit
Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?
Diana i jep Arionit një informacion nga jashtë
Trump kërcënon me veprime të ashpra nëse pengjet izraelitë nuk lirohen nga Gaza