LAJMI I FUNDIT:

Umtiti nuk është i sigurt nëse Barcelona mund ta tundojë Griezmannin

Umtiti nuk është i sigurt nëse Barcelona mund ta tundojë Griezmannin
Umtiti - Costa - Griezmann (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Samuel Umtiti do të ishte i lumtur nëse bashkëlojtari i tij te Franca, Antoine Griezmann do t’i bashkohej te Barcelona.

Sulmuesi i Atletico Madridi është duke u lidhur me një transferim prej 120 milionë eurosh në Barça.


Megjithatë, sipas francezit Umtiti, Barcelona do ta ketë të vështirë ta tundojë Griezmannin, pasi është i lumtur te Atletico.

Griezmann është prioritet i PSG-së në rast të shitjes së Neymar ose Mbappe
Lexo po ashtu Griezmann është prioritet i PSG-së në rast të shitjes së Neymar ose Mbappe

“A do të isha i lumtur nëse do të më thoshte Griezmann se po vinte në Barcelonë? Po, sigurisht se ai ka vend këtu”, ka thënë fillimisht Umtiti.

Umtiti dhe Griezmann gjatë një dueli në ndeshjen e fundit mes Barçës dhe Atleticos

“Por, e di se ai është shumë i lumtur në Madrid, ai kalon mirë atje, është një ekip që luan për të, në një karrierë ka zgjedhje që duhet të bëjmë dhe më vjen keq për këtë”.

“Nuk e di nëse Barcelona mund ta tundojë pasi ai ndihet mirë atje, mund të luajë në çdo klub në botë. Gjëja më e rëndësishme është se ai është i lumtur”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori