LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Brutale, kur i sheh punësimet e familjarëve në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë (Video)

Krasniqi: Brutale, kur i sheh punësimet e familjarëve në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë (Video)
Memli Krasniqi

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ardhur me një rrëfim për jetën, muzikën dhe karrierën politike në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Krasniqi duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë sa u përket punësimeve, ka thënë se është shumë e padrejtë të punësohen familjarët në ndërmarrje publike.


“Është shumë dekurajuese për njerëzit që janë në kërkim të një pune. Realisht e ndjen veten keq kur lexon për këto raste si çdo qytetarë tjetër, edhe për faktin se je pjesë e kësaj klase politike”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se edhe në të kaluarën kanë ndodhur punësime partiake, por asnjëherë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë.

“Është brutale kur e sheh në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë të behët punësimi i familjarëve”.

“Kjo çështje duhet të diskutohet edhe në Kuvend dhe të ndiqen dhe parandalohen këto raste”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Krasniqi ka thënë se çdo ditë po takon njerëzit të PDK-së dhe ata janë shumë të shqetësuar për këto raste.

“Është paragjykuese se njerëzit e PDK-së janë të punësuar me shumicë në institucione”.

Ai për rastin “Pronto” ka thënë se i mbetet prokurorisë për të vazhduar hetimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori