LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Greqisë do të ratifikojë marrëveshjen për hapjen e vendkalimit kufitar në Prespë

Kuvendi i Greqisë do të ratifikojë marrëveshjen për hapjen e vendkalimit kufitar në Prespë

Zv. ministrja për Punë të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopoulou ka njoftuar se para festave të Pashkëve, marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Lemos-Markova në rajonin e Prespës, do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë, njofton AIM nga Athina.

Kryetari i Komunës së Prespës, Panajotis Pashalidis ka dërguar letër deri tek MPJ e Greqisë në të cilën u falënderohet dhe kërkon që marrëveshja të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë, me çka pasoi menjëherë përgjigjja e Sia Anagnostopoulou, e cila potencoi se me letrën tregohet rëndësia e marrëveshjes për banorët lokal dhe shoqërinë greke.


“Zbatimi i marrëveshjes së Prespës prodhon, në mes tjerash edhe rezultate praktike ekonomike dhe turistike, rezultate lidhur me mjedisin jetësor, si dhe rezultate të përgjithshme. Nga ana ime i premtoj kryetarit të komunës dhe banorëve lokal se marrëveshja për hapjen e vendkalimit në Prespë do të ratifikohet sa më shpejtë që është e mundur në Kuvendin e Greqisë, para Pashkëve. Gjithashtu së shpejti do të nënshkruhet marrëveshje për vendkalim kufitar në Promahi, Pela me interes të veçantë për banorët lokal”, tha Anagnostopoulou./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori