LAJMI I FUNDIT:

Themelohet Njësiti për luftimin e mashtrimeve

Themelohet Njësiti për luftimin e mashtrimeve

Në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë është themeluar Njësiti për Luftimin e Mashtrimeve, me anë të ndihmës të dhënë nga USAID-i.

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se themelimi i këtij njësiti dëshmon se Zyra e Auditimit nuk do të zmbrapset ndaj askujt në luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit në Kosovë.


Sipas tij, shumë institucione të Kosovës nuk po e bëjnë punën e tyre, pasi 1/3 e tyre nuk zbatojnë rekomandimet e auditorit dhe po ashtu nuk ka ndëshkim për mos zbatimin e rekomandimeve nga ana e auditorit.

“Kosovarët meritojnë të kenë udhëheqës dhe institucione që të luftojnë krimin dhe korrupsionin. Ka ardhur koha që udhëheqësit të marrin përsipër zbatimin e ligjit”, ka thënë Kosnett.

Ambasadori Kosnett pati edhe një thirrje ndaj organeve të sigurisë që të merren më shumë me zbatimin e ligjeve, ndërsa, pati fjalë të mira dhe për punën e Zyrës së Auditorit.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, theksoi se kjo është një njësi e veçantë që ka për detyrë të ndihmojë auditorin që të jetë një urë lidhëse me sistemin e drejtësisë.

Ndryshe, me ndihmën e USAID janë trajnuar 60 auditorë, ndërkohë që sipas Osmanit janë në fazën e fundit të auditimit të përgjithshëm të gjithë institucioneve. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori