LAJMI I FUNDIT:

Arosvski: Shilegov helmon qytetarët e Shkupit me helm të rrezikshëm nga jashtë (Video)

Arosvski: Shilegov helmon qytetarët e Shkupit me helm të rrezikshëm nga jashtë (Video)

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski thotë se Petre Shilegov nuk ka ndërmend të heq dorë nga helmimi i qytetarëve të Shkupit.

“Petre Shilegov ende nuk u përgjigj nëse partneri i ri në biznesin e riciklimit të mbetjeve të rrezikshme, do të jetë Petar Pripuz i cili është nën hetime në Kroaci. Shilegov nuk thotë, nëse Pripuz i cili është pronar i ‘CIOS’ dhe dhjetëra kompani tjera, do ta shpërngul biznesin e rrezikshëm me mbetjet  më të rrezikshme nga jashtë në Maqedoni dhe do t’i helmojë qytetarët e Shkupit”, akuzoi zëdhënësi Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Arsovski tha se Pripuz është person që në Kroaci hetohet bashkërisht me kreun e Bashkisë së Zagrebit, Millan Bandiq për vepra kriminale.


“Partneri i Shilegovit akuzohet se ka fshehur mbi 13 milion euro”, tha Arsovski pyetur nëse do Shilegov dhe Pripuz do ta shpërngulin biznesin e “CIOS” në Shkup dhe të realizojnë biznese të dyshimta./Telegrafi/