LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i ndeshjes Juventus – Atletico Madrid

Parashikimi i ndeshjes Juventus – Atletico Madrid
Diego Godin dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Juventusi dhe Atletico Madridi zhvillojnë ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Skuadra spanjolle ka fituar me rezultat 2-0 në Wanda Metropolitano, ashtu që Zonja e Vjetër duhet ta përmbysë këtë rezultat për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Të rejat në skuadrën e Juventusit

Skuadra e Juventusit (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Alex Sandro është i pezulluar, pasi e mori kartonin e tretë të verdhë në këtë garë në Madrid, ndërsa Blaise Matuidi rrezikon të mos luajë në ndeshjen e radhës në rast se merr karton të verdhë.

Leonardo Bonucci dhe Paulo Dybala u inkuadruan nga banka rezervë në fundjavë ndaj Udineses, ndërsa futbollistë, si Giorgio Chiellini, Blaise Matuidi, Mario Mandzukic e Cristiano Ronaldo – pushuan në atë takim.


Të gjitha lajmet nga Juventus
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Juventus

Joao Cancelo dhe Miralem Pjanic po ashtu pushuan, duke qenë se ishin të pezulluar për atë sfidë, ndërsa Douglas Costa, Mattia De Sciglio, Juan Cuadrado dhe Sami Khedira nuk mund të luajnë ndaj Atleticos, sepse janë të lënduar.

Skuadra e plotë e Juventusit:
Szczesny, Perin, Pinsoglio; Chiellini, Caceres, Bonucci, Joao Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Matuidi, Emre Can, Bentancur, Nicolussi Caviglia; Ronaldo, Dybala, Mandzukic, Kean, Bernardeschi.

Të rejat në skuadrën e Atletico Madridit

Skuadra e Atletico Madridit (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Problemi më i madh për Diego Simeone është krahu i majtë i mbrojtjes, pasi që edhe Filipe Luis edhe Lucas Hernandez janë të lënduar.

Talenti Andres Solano startoi në atë pozitë në fundjavë, mirëpo u zëvendësua dhe nuk është përfshirë në skuadrën e plotë. Gjasat janë të mëdha që Juanfran të luajë si mbrojtës i majtë.

Në ndërkohë, Thomas Partey dhe Diego Costa janë të pezulluar, ndërsa Alvaro Morata mund të startojë kundër ish-klubit të tij.

Jose Gimenez, Angel Correa dhe Antoine Griezmann rrezikojnë të mos luajnë në ndeshjen e ardhshme nëse marrin kartonë të verdhë.

Të gjitha lajmet nga Atletico Madrid
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Atletico Madrid

 Skuadra e plotë e Atletico Madridit:
Adan, Oblak, Alex; Godin, Arias, Savic, Gimenez, Montero; Koke, Saul, Lemar, Rodri, Vitolo, Carro, Joaquin; Griezmann, Kalinic, Correa, Morata.

Parashikimi

Cristiano Ronaldo në një përballje me Juanfran (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka një punë shumë të vështirë pas humbjes prej 2-0 në ndeshjen e parë, mirëpo në këtë sezon ka lëshuar pikë vetëm në tri ndeshje në shtëpi në të gjitha garat, prandaj e ka vetëbesimin për t’i ndryshuar gjërat.

Atletico nuk ka luajtur mirë në udhëtim gjatë gjithë sezonit, duke i fituar vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha garat, por rekordi i tyre në mbrojtje nënkupton se kjo do të jetë një përballje shumë e vështirë për vendasit.

Zonja e Vjetër duhet të shënojë që në pjesën e parë për t’i vënë në presion mysafirët, mirëpo të zgjedhurit e Simeones e kanë mundësinë për ta menaxhuar situatën.

Rezultati i mundshëm

Juventusi e fiton ndeshjen, por Atletico ka më shumë gjasa për t’u kualifikuar.

Statistika

Ndeshja ndërmjet Atleticos dhe Juves në Wanda Metropolitano (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Atletico nuk ka pranuar gol në katër ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Los Rojiblancos nuk kanë pranuar gol ndaj Juventusit në tri takimet e fundit në të gjitha garat.

Në katër përballjet e fundit të Atleticos në Ligën e Kampionëve janë shënuar mesatarisht më pak se 2.5 gola për ndeshje.

Skuadra spanjolle është e pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori