LAJMI I FUNDIT:

Pas aksidentit të rëndë në Gjilan, Lutfi Haziri aktivizon menjëherë mekanizmat emergjentë

Pas aksidentit të rëndë në Gjilan, Lutfi Haziri aktivizon menjëherë mekanizmat emergjentë

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi sot në Gjilan, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar menjëherë mekanizmat emeregjentë, duke përfshirë të gjithë drejtorët e drejtorive dhe në bashkëpunim me policinë, prokurorinë dhe organet tjera, po e menaxhon këtë situatë të rëndë.

“Nga informatat e para, mund të konfirmojmë se fatkeqësisht një person ka vdekur, ndërsa 10 janë lënduar. Sipas informatave të para, kamionit me targa 01 nuk i kanë funksionuar frenat dhe pos dëmeve në njerëz, ka edhe dëme të mëdha materiale, ku janë përfshirë dhjetëra vetura dhe dëmtim i pronës publike. Lutem që familjet e personave të prekur ta përballojnë këtë dhembje që është tragjike për të gjithë ne”, ka thënë Haziri.

Sipas njoftimit për media, kryetari Haziri ka konfirmuar se ka anuluar çdo lloj aktiviteti sa i përket shënimit të 7 Marsit në shenjë solidariteti. /Telegrafi/