LAJMI I FUNDIT:

Hyundai Sonata 2020 me dizajn të ri shumë më të butë (Foto)

Hyundai Sonata 2020 me dizajn të ri shumë më të butë (Foto)

Ky model i ri, nuk do të prezantohet deri në New York Auto Show të muajit që vjen

Megjithëse nuk po merr pjesë në Geneva Motor Show, asgjë nuk e ka ndaluar gjigantin korean, që të mos shfaqë një model të ri, transmeton Telegrafi.

Në prag të New York Auto Show, që zhvillohet gjatë muajit që vjen, Hyundai ka shfaqur modelin Sonata 2020.


Kupeja me katër dyer që është lansuar për herë të parë më 2009, ka dizajn të ri shumë më të butë dhe ka pësuar gjumë ndryshime. Në gjeneratën e gjashtë, makinës i kanë mbetur të njëjta vetëm dy harqet anësore.

Tavani më i ngushtë, xham të përparmë shumë të rrumbullakosur dhe pjesën e përparme shumë më të ulët, makina duket më sportive se paraardhëset.

Brendësia do të pësoi ndryshime gjithashtu, ku do të mbizotëroje dizajni me vija të buta dhe ekrane gjigante, sikur të gjithë modelet e reja.

Detajet për Hyundai Sonata pritet të mësohen gjatë muajit që vjen, ndërsa bëhet e ditur se shitjet fillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2020. /Telegrafi/