Policia e Kosovës me njësitë e saj dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, përmes planifikimeve të përbashkëta kanë realizuar kontrollin e transportit publik të udhëtarëve, ndër-urban, ndër-kombëtarë dhe transportit të parregullt/ndaluar, prej datës 19.02.2019 deri më datën 01.03.2019.
Sipas njoftimit të Policisë gjatë kësaj periudhe kohore (pjesa e parë), janë shqiptuar 193 fletëparaqitje për kundërvajtje, prej tyre 39 fletëparaqitje janë ndaj autobusëve ndër-urban, kurse 154 fletëparaqitje janë ndaj taksive pa leje pune ose kundërvajtjeve të tyre për ndalim ose parkim të pa lejuar, po ashtu është lëshuar 1 procesverbal dhe janë konfiskuar 2 mjete motorike (1 kombi dhe 1 veturë).
“Qëllimi i këtyre planifikimeve është ndërmarrja e masave preventive dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të cilit nuk posedojnë dokumentet e nevojshme gjatë operimit në transportin rrugor vendor dhe ndërkombëtarë të udhëtarëve, siç parashihet me ligjin për transportin rrugor. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjeve në fuqi, si dhe në mbështetjen aktive të institucioneve tjera relevante, në funksion të krijimit të një sigurie të përgjithshme duke përfshirë edhe menaxhimin e transportit rrugor”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251