LAJMI I FUNDIT:

Memeti do të përfshihet në procesin e shlyerjes së borxheve për rrymë në Maqedoni

Memeti do të përfshihet në procesin e shlyerjes së borxheve për rrymë në Maqedoni

Avokati i Popullit në deklaratën sotme para mediave tha se në vazhdimësi po ndjek sigurinë, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, gjegjësisht shfrytëzuesit e shërbimeve të EVN Maqedoni, dhe në këtë kontest pas paralajmërimeve të qeverisë për shlyerjen e borxheve të vjetra të energjisë elektrike, me qëllim të shqyrtimit të situatës, ka hapur lëndë me vetiniciativë, me çka ky organ kërkon në mënyrë detaje informacione në lidhje me këtë paralajmërim.

“Duke marrë parasysh numrin në rritje të ankesave nga qytetarët të cilët nuk mund t’i përmbushin obligimet ndaj EVN-së, Avokati i Popullit nga udhëheqësit e EVN-së kërkon, që deri në përfundimin e këtij procesi, të mos ndërpresë furnizimin e energjisë elektrike shtëpive, të mos merr veprime për mbledhjen e detyruar dhe mos t’i detyrojnë ata të nënshkruajnë marrëveshje për pagesën e tyre me këste”, thuhet në deklaratë.


Sipas Avokatit të Popullit, EVN me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve-konsumatorëve së pari duhet të konfirmojë se cila kategori e qytetarëve do të përfshihet në këtë proces, periudhën për të cilën do të mund të shlyheshin borxhet, dhe në shlyerjen e borxheve a do të përfshihen edhe këstet, shpenzimet administrative, si dhe ndriçimi publik.

Avokati i Popullit, si organ që promovon dhe mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, në kuadër të kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligjin për Avokatin e Popullit, do të mbikëqyrë situatën dhe realizimin e këtij paralajmërimi dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e të drejtave të qytetarë para EVN-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Drejtësi
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Lajme
Kalo në kategori