LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Me Zaevin arritëm marrëveshje për të mbështetur një kandidat të përbashkët

Ahmeti: Me Zaevin arritëm marrëveshje për të mbështetur një kandidat të përbashkët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në rrjetin sociale në “Facebook” shkroi se është arritur marrëveshje me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për të mbështetur kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale.

“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan Ali Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kreu të BDI-së, Ali Ahmeti ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve./Telegrafi/