LAJMI I FUNDIT:

Shiret Elezi: Rikthimi i TVSH-së në janar ishte 16.8% më i lartë se vitin e kaluar

Shiret Elezi: Rikthimi i TVSH-së në janar ishte 16.8% më i lartë se vitin e kaluar

“Në muajin janar, kompanitë kanë marrë 2,2 miliardë denarë rikthim të TVSH-së ose 35,7 milion euro. Kjo është për 315 milion denarë ose 16.8% më shumë se në janarin e vitit të kaluar”.

Këtë e theksoi zv.ministrja e financave Shiret Elezi, e cila shtoi se praktika e rikthimit të rregullt dhe jo-selektiv të TVSH-së vazhdon, gjë që është e rëndësishme për ruajtjen e likuiditetit në ekonominë e vendit.

“Rregullorja që kemi krijuar me rikthimin e TVSH-së, dmth rikthim të sigurtë, të rregullt, automatic dhe jo-selektiv, është i rëndësishëm për përmirësimin e likuiditetit në ekonomi. Kjo siguron funksionimin normal të kompanive, por gjithashtu stimulon aktivitetin e investimeve”, vlerëson kështu zv.ministrja Elezi.


Për të siguruar rikthim automatik të TVSH-së, Drejtoria e të ardhurave publike krijoi gjithashtu një Modul për rikthim automatik të taksave dhe zbritjet tatimore për të gjithë tatimpaguesit, të cilat do të zbatohen gjatë këtij viti.

Përndryshe, vitin e kaluar, Ministria e Financave bëri një rikthim total të TVSH-së për kompanitë në vlerë prej 23.1 miliard denarë (375.6 milion euro), gjë që është me 3.7 miliard denarë (ose 60 milion euro) më shumë krahasuar me vitin 2017, ose në përqindje 19.3% më shumë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori