LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi i bindur në transferimin e Hazardit, përdorë taktikat e njëjta sikurse ato me Courtois

Real Madridi i bindur në transferimin e Hazardit, përdorë taktikat e njëjta sikurse ato me Courtois
Eden Hazard (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është i bindur se do të mund të transferojë belgun Eden Hazard nga Chelsea këtë verë.

Hazard është një objektiv i kamotshëm i klubit mbretëror dhe ky nuk është më një sekret.


Drejtuesit e klubit disa herë kanë treguar se pëlqejnë lojtarin, ndërsa kanë provuar edhe ta transferojnë në Bernabeu.

Real Madridi mund të përballojë transferimin e të dyve, Neymarit dhe Hazardit
Lexo po ashtu Real Madridi mund të përballojë transferimin e të dyve, Neymarit dhe Hazardit

Sipas gazetës AS, Real Madrid po e përdorin strategjinë e njëjtë si ajo gjatë gushtit kur e sjellën Thibaut Courtois në Spanjë.

Hazard mund t’i bashkohet Courtioisit te Reali (Getty Images)

Me një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, Reali i ka thënë Hazardit të mos marrë parasysh ndonjë ofertë të re nga Chelsea – ashtu siç bënë me Courtois vitin e kaluar.

Ndërsa gjërat shkojnë sipas planit, kjo verë do të përfaqësojë shansin e fundit për Chelsea që të marrë një pagesë të mirë për Hazardin.

Melchiot: Taktikat e Sarrit po e detyrojnë Hazardin e Kanten të largohen nga Chelsea    
Lexo po ashtu Melchiot: Taktikat e Sarrit po e detyrojnë Hazardin e Kanten të largohen nga Chelsea    

Te Real Madridi janë të sigurt se rrethanat do të luajnë në favor të tyre dhe ylli belg do të transferohet në verë.

Hazard tashmë ka hedhur poshtë dy përpjekje këtë sezon nga Chelsea për të hapur bisedime të reja për rinovimin e kontratës, teksa ka shtuar se tashmë e ka marrë vendimin për të ardhmen. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori