Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar dhe ai i Chelseat, Eden Hazard, janë dy objektivat e mëdha të Real Madridit në afatin kalimtar të verës.

Los Blancos kanë mbajtur të ulëta investimet në skuadër kohëve të fundit, por kjo mund të ndryshojë së shpejti.

Mediat franceze raportojnë se presidenti i Mbretërve, Florentino Perez, mund ta hap kuletën në afatin e ardhshëm kalimtar dhe të bëjë investime.

Vinicius Jr: Dua të luaj me Neymarin, te Real Madridi ose Brazili Vinicius Jr: Dua të luaj me Neymarin, te Real Madridi ose Brazili

Mbretërit kanë qenë të lidhur me yllin e PSG-së, Neymar dhe atë të Chelseat, Hazard, dhe dyshja ka  shumë të ngjarë t’iu bashkohet në verë.

Neymar mbetet njëri nga të preferuarit e Perezit (Foto: Getty Images)

Sipas mediumit Le10Sport, drejtuesit e Real Madridit besojnë se ata mund të përballojnë pothuajse transferimin e të dyve në Santiago Bernabeu.

Hazard e ka bërë disa herë të qartë se e do Real Madridin (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

Kjo thuhet se vjen për shkak të mungesës së investimeve të mëdha në tregjet e fundit të transferimeve dhe Madridi nuk përjashton mundësinë e nënshkrimit të të dy lojtarëve.

Fabregas: Hazardit i pëlqen Real Madridi Fabregas: Hazardit i pëlqen Real Madridi

Hazard e ka bërë disa herë të qartë se do të preferonte të luante me klubin spanjoll, ndërsa Neymar mbetet objektiv i kamotshëm i Perezit.

Në rast transferimi, Reali do të largonte lojtarë si Isco Alarcon, Gareth Bale dhe ndoshta edhe Marco Asensio për t’ju bërë vend Hazardit dhe Neymarit. /Telegrafi/