Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) kanë promovuar lansimin e portalit për tregti “Udhëzuesi i Tregtisë Ndërkombëtare”.
Kryetari i Odës Ekonomike (OEK), Berat Rukiqi, tha se përmes kësaj platforme kompanitë do të marrin informacionet e nevojshme.
“Sot informacioni ka vlerën kryesore tek bizneset, transparenca e informacionit është esenciale në çdo aktivitet që kalojmë dhe ne bashkë me partnerët e kemi avancuar një platformë që ka qenë ekzistuese, por në nivel më të rëndësishëm. Shpeshherë kompanitë ndër problemet kryesore e kanë qartësinë me informatat e të bërit biznes. Kjo platformë ofron informacion deri në detaje për procesin e eksportit e importit. Është krijuar një bazë e mirë që mund të shfrytëzohet edhe nga mekanizmat e tjerë”, tha Rukiqi.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala tha se kjo ueb faqe është e para e llojit të saj në Ballkanin Perëndimor dhe si e tillë do të ofrojë informacione të rëndësishme për bizneset.
“Kjo ueb faqe do të ofroj informacione të shumta për shërbimet që u mundëson shfrytëzuesve që nga themelimi i biznesit e deri tek informatat për realizimin e importit e eksportit. Kjo është ueb faqja e parë në të gjitha vendet që janë pjesë e CEFTA-së. Kjo tregon për gatishmërinë e Kosovës për rritjen e transparencës. Së shpejt do të lansohet edhe Qendra për rregullimin e informacioneve për lehtësira tregtare. Ky promovim bashkë me Odën Ekonomike të Kosovës tregon për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi. Ky portal është i pari në llojin e tij në Ballkanin Perëndimor”, tha Shala.
Brian Martalus nga USAID-i, tha se kjo platformë ofron detaje të rëndësishme për procedurat që ndiqen nga kompanitë në pjesën e të bërit biznes.
“Prosperiteti ekonomik në një vend është shumë i rëndësishëm. Ky lansim i kësaj ueb-faqe përfshinë informata të rëndësishme për kompanitë ku njofton për procedurat e eksportit importit e shumë procese të tjera. Kjo ndihmon kompanitë kosovarë të jenë më konkurruese edhe në tregun ndërkombëtar”, tha Martalus.
Drejtori i Doganës, Bahri Berisha, tha se kjo krijon lehtësi në raportin e të berit biznes.
“Kjo platformë mundëson që bizneset të kenë qasje për të gjitha procedurat që zhvillohen. Ne shpesh jemi ballafaquar me kërkesa të tilla se cilat janë procedurat dhe anët ligjore. Ne kemi filluar që të gjitha të dhënat që bëhen me tregti mund t’i gjejnë në ueb-faqen e Doganës. Dogana ka arrit me i digjitalizua shumicën e shërbimeve”, tha Berisha.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se kjo është platformë që i ka munguar bizneseve për lehtësim të tregtisë.
“Unë e pash që ka nevojë për plotësime, kjo kërkon edhe angazhim të të gjithë neve që komuniteti i biznesit në kohë reale ti ketë të gjitha informatat. Unë zotohem do të jemi të gatshëm ta ndihmojë këtë platformë”, tha Murtezaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Ndaç jetë si n'filma, bli apartament buzë detit në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'