LAJMI I FUNDIT:

Man City shkatërron Chelsean dhe kthen primatin në Ligën Premier, Aguero shënon het-trik   

Man City shkatërron Chelsean dhe kthen primatin në Ligën Premier, Aguero shënon het-trik   
Man City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 6-0 ndaj Chelseat në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas e ka vazhduar serinë e fitore duke shkatërruar Blutë e Londrës në derbin e javës në kampionatin anglez.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve që arritën të shënojnë edhe plot katër gola.

Sterling hapi serinë e golave (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm katër minutave lojë dhe ishte anglezi Raheem Sterling, i cili shënoi për 1-0.

Pas Sterlingut në skenë doli Sergio Aguero, i cili shënoi dy gola të shpejtë për gjashtë minuta.

Aguero shënoi dy gola të shpejtë (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

I pari i argjentinasit erdhi në minutën e 13-të me një supergol nga distanca për 2-0, ndërsa në minutën e 19-të shënoi për 3-0 nga afërsia.

Këto tri gola nuk e ndalën Cityn, të cilët vazhduan trysninë dhe në minutën e 25-të arritën të shënojnë për 4-0 me anë të Ilkay Gundogan.

Gundogan gjithashtu shënoi gol të bukur nga distanca (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Qytetarët vazhduan menaxhimin e lojës teksa shënuan edhe dy gola tjerë për të vulosur fitoren.

Luhej minuta e 56-të e ndeshjes kur Aguero u tregua i saktë nga penalltia për 5-0 duke kompletuar kështu het-trikun.

Aguero kompletoi het-trikun ndaj Chelseat (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes, City arriti të shënoj edhe një gol në minutën e 80-të me anë të Sterling, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 6-0.

Sterling e mbylli ndeshjen me dy gola (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Qytetarët kanë rrëmbyer pozitën e parë me 65 pikë, po aq sa ka Liverpooli në të dytin me një lojë më pak, ndërsa Chelsea zë vendin e gjashtë me 50 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë luajnë në shtëpi ndaj Tottenhamit, ndërsa City e pret West Hamin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori