Në 12-vjetorin e vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit, Lëvizja Vetëvendosje tha se në protestën e paralajmëruar si paqësore, Policia e UNMIK-ut e kishte shndërruar atë në gjakderdhje.
Familjarë të Monit dhe Arbenit, edhe sot e asaj dite kërkojnë drejtësi për ta, e sipas tyre institucionet nuk janë të gatshme që të kërkojnë llogari për këto vrasje.
Vëllai i Mon Balajt, Fahriu thotë se për këta 12 vjet, institucionet e vendit nuk shprehën gatishmërinë që të kërkojnë llogari për vrasjen e vëllait të tij.
“Nuk e kemi besuar që në një Kosovë të lirë mund të ketë vrasje politike. Kështu që e kemi përjetuar shumë rëndë, jemi të bindur si familja që Moni dhe Arbeni të dytë kanë qenë në një rrugë të drejtë, siç besojnë edhe sot që duhet që për çdo ditë e më shumë të punohet për vendin. Jemi të indinjuar me institucionet që asnjëherë nuk i llogaritën si qytetarë të vet, së paku të kërkojnë nga shteti rumun një llogaridhënie nga njësiti policorë, që tash më veç dihet është përkufizuar që aktin kriminel e kanë kryer njësitë speciale të policisë rumune që kanë qenë atëherë në UNMIK”, tha ai.
E për këtë ngjarje Balaj tha se UNMIK-u as që ka dashur të dëgjojë më. Ndërsa, ka përmendur që këta të fundit kanë dashur kompensim, për të cilën tha se si familja janë ndjerë të nënçmuar, pasi si familje asnjëherë, siç thotë ai, nuk kanë kërkuar kompensim.
Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje bëri homazhe te pllaka përkujtimore për aktivistët e vrarë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në 12-vjetorin e protestës së 10 shkurtit 2007.
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se edhe pas kaq shumë viteve, nuk pati drejtësi për Monin e Arbenin.
Ai ka folur edhe për 10 shkurtin e atij viti, ku tha se nga një protestë paqësore, policia e UNMIK-ut e shndërroi në gjakderdhje.
“Ne e kishim paralajmëruar një protestë paqësore, të cilën e shndërroi në gjakderdhje ndërhyrja e dhunshme e policëve të UNMIK-ut. Ata e kishin mbyllur rrugën dhe në momentin që masat e protestuesve synoi që të shkonte në drejtim të rrugës që ishte paralajmëruar, policët e UNMIK-ut filluan të qëllojnë me pushkë të gjata në drejtim të trupave të protestuesve të paarmatosur dhe paqësor. Si pasojë e kësaj e gjetën vdekjen Arben Xheladini dhe Mon Balaj”, tha Konjufca.
Ai tha se sot janë mbledhur që të kujtojnë Monin dhe Arbenin, për të cilët nuk u vu drejtësia asnjëherë. Të dy këta tha se janë heronj të pasluftës, të cilët ranë për liri.
Ndryshe, 12 vjet më parë, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt protesta ku kërkohej vetëvendosje, ndërsa Policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, shtënë me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur 2 protestues dhe mbi 80-të të plagosur, raporton KP/Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bëri tejkalim në vijë të plotë, policia dënon me 200 euro shoferin e një autobusi në Ferizaj
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe