LAJMI I FUNDIT:

Zeqiri: Fituam trup profesional dhe të pavarur në luftën kundër korrupsionit

Zeqiri: Fituam trup profesional dhe të pavarur në luftën kundër korrupsionit

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së sot njoftoi qytetarët e Republikës së Maqedonisë për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

“Kemi fituar një trup profesional, plotësisht të pavarur dhe të fuqizuar për luftën kundër korrupsionin. Përzgjedhja e kandidatëve është bërë përmes një procesi më transparent deri më tani. Në procesin e përzgjedhjes, përveç kushteve për ekspertizë, përvojë dhe absolutisht asnjë lidhje me partitë politike, kandidatët u përzgjodhën përmes intervistave publike, ku përveç komisionit përzgjedhës morën pjesë edhe ekspertë, gazetarë, përfaqësues të sektorit të organizatave joqeveritare”, tha Zeqiri.


Ligji i ri kundër Korrupsionit, tha ai, parashikon kompetenca të zgjeruara të Komisionit kundër korrupsionit, si dhe mekanizma të fuqizuar që do t’u mundësojnë atyre të punojnë në mënyrë më efikase./Telegrafi/