LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi: Armando Duka në UEFA, zë për futbollin mbarëshqiptar

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi: Armando Duka në UEFA, zë për futbollin mbarëshqiptar

Armand Duka, president i FSHF-së, u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në kongresin e mbajtur në Romë, duke siguruar 36 vota.

Kjo është hera e parë që futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga ndonjë anëtar në qeverinë evropiane të futbollit.


Me këtë rast, kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, në emër të klubit e ka uruar zotin Duka.

“Është ky një lajm i jashtëzakonshëm jo vetëm për futbollin në Shqipëri, por për futbollin gjithëshqiptar. Duka në vazhdimësi ka ndihmuar futbollin në Kosovë, por tani zëri i tij do të jetë edhe më i fuqishëm në këtë drejtim”.

“Me një shqiptar në qeverinë e futbollit evropian, e sidomos me z.Duka, ne të gjithë do të përfitojmë në çdo sferë të saj. Duka e ka merituar një post të tillë, sidomos me ndihmën e dhënë për ne, për avancimin e futbollit në Shqipëri. Kjo ndihmë profesionale tani do të jetë edhe zyrtare nga shtëpia e futbollit evropian”.

Armand Duka anëtar i Komitetit Ekzekutiv, Ceferin rizgjidhet president i UEFA-s
Lexo po ashtu Armand Duka anëtar i Komitetit Ekzekutiv, Ceferin rizgjidhet president i UEFA-s

“E urojmë z. Duka të kontribuojë sa më shumë në zhvillimin e futbollit mbarëshqiptar. Ndërsa nga të gjitha klubet do ta ketë çdo lloj ndihme që do t’i duhet në të ardhmen”.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është organizmi ekzekutiv suprem i UEFA-s.

Përbëhet nga Presidenti UEFA-s dhe 16 anëtarë të tjerë, nga të cilët të paktën një femër, që zgjidhen nga Kongresi i UEFA-s.

Dy anëtarë zgjidhen nga Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) dhe një anëtar që zgjidhet nga Ligat Evropiane, të ratifikuara nga Kongresi, të gjithë me të njëjtat të drejta dhe detyra si të gjithë anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori