Deklarata e Maja Kocijançiq, zëdhënëses së shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, se çështja e Trepçës duhet të përfshihet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nxiti reagime të ashpra në Kosovë.
Përmes një njoftimi për media qeveria e Kosovës tha se “qëndrimi i tillë është i paprecedent, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës”.
Mirëpo, Bashkimi Evropian tha se agjenda e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përcaktohet nga vetë palët dhe se ky institucion kryen punën e lehtësuesit në procesin e dialogut.
Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Federica Mogherini, Maja Kocijançiq në një përgjigje me shkrim për Telegrafin se a është qëndrim zyrtar i Bashkimit Evropian që çështja e Trepçës të jetë pjesë e dialogut në Bruksel.
“Lidhur me pyetjen tuaj nëse Trepça është pjesë e dialogut, BE-ja si lehtësuese ka qenë gjithmonë e qartë se agjenda e dialogut vendoset nga Beogradi dhe Prishtina, ne nuk komentojmë pikat që ata duan t’i diskutojnë. Ata sjellin në tavolinë çështjet që i konsiderojnë të hapura dhe më pas ata bien dakord nëse duan të diskutojnë çdo çështje në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për të gjitha çështjet e pazgjidhura”, ka deklaruar Kocijançiq.
Kocijançiq, më tej theksoi se pa një normalizim të marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit nuk mund të ketë stabilitet në rajon.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beogradit synon të adresojë të gjitha çështjet e hapura. Siç përshkruhet në strategjinë e Ballkanit Perëndimor, ende ekzistojnë konteste të rëndësishme bilaterale në rajon, të cilat mbeten për t’u zgjidhur. BE nuk do të pranojë të importojë këto mosmarrëveshje dhe jostabilitetin që ato mund të sjellin. Pa një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme për normalizimin është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugët e tyre evropiane”, u shpreh Kocijançiq.
Ndryshe Kocijançiq ka treguar edhe detaje të takimit të djeshëm me ekipin me Ekipin Negociator të kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti dhe ku kanë diskutuar rreth marrëveshjes përfundimtare mes të dyja vendeve.
Kocijançiq bëri të ditur se Ekipi Negociator i Kosovës është takuar me Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).
“Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) ka takuar më 5 shkurt Ekipin Negociator nga Kosova për konsultime të mëtejshme. Takimi ishte një mundësi e mirë për të marrë përmasat e zhvillimeve nga takimi i javës së kaluar dhe për të përparuar në konsultimet mbi një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë. EEAS mirëpret angazhimin e dhe punën konstruktive të ekipit të dialogut dhe vendosmërinë e tyre për ta shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje të gjatë në bazë të mandatit të tyre të qartë nga Kuvendi i Kosovës”, u shpreh Kocijançiq.
Gjatë ditës së djeshme ka pasur reagime të shumta se çështja e Trepçës nuk duhet të përfshihet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për këtë kanë reaguar krerët më të lartë të shtetit si kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i LDK-së Isa Mustafa si dhe partitë politike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova