LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, në disa rrugë ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa.
Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 50 - 100 m. ka në rrugët Shtip - Negotinë, Negotinë - Demir Kapi – Udovë, Veles – Shkup, Shkup – Veles, Shkup – Kumanovë, Kumanovë – Shkup dhe Kryqëzimi Hipodrom – Bypass Shkupi, deri në 100m në rrugët Kumanovë - Stracin, Dellçevë - M. Kamenicë dhe Veles - Shtip dhe nga 20 - 50m në rrugën Shkup - Tetovë.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.



















































