ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Hetimi për incidentin me aeroplanin e “Rajaner” nga Selaniku për në Memingen, i cili ndodhi dje në mëngjes mbi Maqedoni, është duke vazhduar, ka deklaruar kryetari i Komitetit për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve të Rënda, Marjan Prposki.

Ai shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB) dhe se do ta informojnë publikun për çdo informacion shtesë në lidhje me rastin në kohën e duhur.


Një aeroplan i “Rajaner” nga Selaniku për në Memingen u kthye në Selanik menjëherë pas ngritjes dje pasi gjatë fluturimit një dritare u shkëput pranë një udhëtari, njoftoi Rajaner për incidentin, në të cilin një nga udhëtarët është lënduar lehtë.

Kompania ajrore tregoi se aeroplani u ul pa probleme në Selanik dhe udhëtarët u kthyen në ndërtesën e terminalit.

“Një udhëtar kërkoi dhe mori ndihmë mjekësore pas uljes në Selanik. Për të minimizuar vonesën, u sigurua një aeroplan zëvendësues për të transportuar udhëtarët në Memingen, i cili u nis nga Selaniku këtë mëngjes në orën 9:35 sipas kohës lokale”, thuhet në komunkatën e djeshme të “Rajaner”, e cila u publikua nga mediat greke.

Mediat në Selanik, duke iu referuar dëshmive të udhëtarëve, njoftuan dje se menjëherë pas ngritjes, ndoshta ndërsa aeroplani po fluturonte mbi Shkup, u dëgjua një zhurmë e fortë pas së cilës u thye një dritare, dhe udhëtari në ulësen pranë dritares, për shkak të dekompresionit të papritur, ishte në rrezik të fluturonte jashtë aeroplanit dhe u mbajt dhe u shpëtua me ndihmën e bashkëudhëtarëve të tij.

Paniku shpërtheu midis udhëtarëve, piloti, sipas dëshmive, qëndroi i qetë, qetësoi udhëtarët dhe e ktheu aeroplanin në aeroportin e Selanikut. Disa media raportuan se shkaku i dritares së thyer ishte një problem me motorin, me një pjesë që u shkëput dhe goditi dritaren, diçka që nuk u përmend fare në komunikatën e linjës ajrore.

Mediat e Selanikut raportuan se një turist rreth të 60-ave u lëndua dhe me siguri bëhet fjalë për një shtetas serb.