LAJMI I FUNDIT:

Hajnave nuk iu desh të thyenin dyert, u futën përmes tubave të kanalizimit për të vjedhur një bankë në Antwerp (Foto)

Hajnave nuk iu desh të thyenin dyert, u futën përmes tubave të kanalizimit për të vjedhur një bankë në Antwerp (Foto)

Detektivët në Antwerp të Belgjikës janë duke hetuar rrethanat e një grabitje në një bankë, të cilën hajnat e kishin realizuar duke u futur përmes tubat e kanalizimit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kur policia shkoi në bankë gjetën 30 depozita të zbrazëta, një vrimë në dysheme dhe një tunel në sistemin e kanalizimit.


Hetimet fillestare sugjerojnë se hajdutët u nisën nga një ndërtesë në pjesën e kundërt të bankës në orët e hershme të së dielës dhe u zhvendosën nëpër një tunel të hapur prej 4 metrash për t’u lidhur me një kanal kanalizim nën rrugë.

Për t’u afruar më pranë bankës, duket se vjedhësit u zvarritën përmes tubit të kanalizimit – që thuhet të jetë midis 40 centimetra dhe një metër i lartë – përpara hapjes së tunelit prej katër metra të gjatë.

E para që policia mori vesh ishte kur firma e sigurimit të bankës dëgjoi alarmin në orën 13:34 të dielën. Kur mbërriti policia, ata panë se dyert ishin të mbyllura por se alarmi ishte aktiv.

Banka thuhet të jetë e vendosur në distriktin më të madh të diamanteve në botë, duke pasur një qarkullim vjetor prej 54 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Kalo në kategori