LAJMI I FUNDIT:

Dilema e madhe e Valverdes te Barcelona: Arthur, apo Arturo?

Dilema e madhe e Valverdes te Barcelona: Arthur, apo Arturo?

Barcelona, ​​kishte epërsinë numerike ndaj Gironas, por po humbiste në posedimin e topit në disa momente, kështu që Ernesto Valverde vështroi stolin dhe e ndërroi Arturo Vidalin me Arthurin.

Kontrolli i lojës me brazilianin në fushë është më i lehtë, por ka ende dilema në atë pozicion se kush do të luajë.


Kush do t’i luajë ndeshjet e rëndësishme kur Barcelona lufton për tituj? Vetëm Valverde e di përgjigjen.

I kemi parë dyshen së bashku në fushë, veçmas dhe duke e zëvendësuar njëri-tjetrin, kështu që trajneri i ka provuar të gjitha kombinimet.

Lajmet nga Barcelona
Lexo po ashtu Lajmet nga Barcelona

Ndonjëherë për zgjedhje, nganjëherë për shkak të rotacionit dhe nganjëherë për shkak se duhej ta bënte, por Valverde i ka zëvendësuar të dy lojtarët shpesh.

Arthur e nisi si titullar i padiskutueshëm sezonin, ndërsa Vidal kishte një vend në bankën rezervë, dhe nuk kalonte mirë me trajnerin që i kishte ndarë pak minuta.

Arturo Vidal. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Situata mori një kthesë të papritur dhe kilian, duke përfituar nga një dëmtim i vogël i brazilianit, u zhvendos në ekipin e parë.

Tani numrat e tyre në minuta janë pothuajse të ngjashme në ligë, ndërsa Arthur ka më shumë rëndësi në Ligën e Kampionëve, e  Vidal në Copa del Rey.

E ardhmja e Rakitic në pikëpyetje, Barcelona ende nuk ka vendosur për kroatin
Lexo po ashtu E ardhmja e Rakitic në pikëpyetje, Barcelona ende nuk ka vendosur për kroatin

Me Sergio Busquets dhe Ivan Rakitic, me vende të sigurta në mes, Philippe Coutinho ‘lufton’ me Ousmane Dembele për një vend në sulm, ndërsa ‘Arthurs’ do të luftojnë për pozicionin e vetëm të lirë në ekip dhe ende nuk duket e qartë se kush do ta fitojë.

Arthur. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Vidal zakonisht luan më shumë ndeshjet jashtë fushës me Arthur që luan më shpesh në shtëpi.

Kilian ka dy gola dhe tre asistime deri më tani këtë sezon, krahasuar me një asistim  të vetme nga braziliani.

Arthur është ai që drejton statistikat për rikuperimin e topit, duke e rikuperuar 99 herë, krahasuar me 81 herë për ish-lojtarin e Bayern Munichu.

Ata janë lojtarë të ndryshëm me stile të ndryshme dhe sjellin dy opsione për një pozicion të vetëm.

Cili do të zgjidhet në pjesën vendimtare të sezonit? Këtë e di Valverde. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kvaratskhelia insiston të largohet nga Napoli - shpreson t'i bashkohet gjigantit evropian

Kvaratskhelia insiston të largohet nga Napoli - shpreson t'i bashkohet gjigantit evropian

Serie A
Plani që Enzo Maresca ka hartuar për yllin e Chelseat i bindi drejtuesit e klubit ta punësojnë atë

Plani që Enzo Maresca ka hartuar për yllin e Chelseat i bindi drejtuesit e klubit ta punësojnë atë

Premier League
Ancelotti ka rrëfyer historinë e pabesueshme kur u përpoq ta linte Zidanen jashtë autobusit të ekipit për shkak të vonesës

Ancelotti ka rrëfyer historinë e pabesueshme kur u përpoq ta linte Zidanen jashtë autobusit të ekipit për shkak të vonesës

Serie A
Eskalon situata te Kameruni: Samuel Eto'o përplaset me trajnerin Brys

Eskalon situata te Kameruni: Samuel Eto'o përplaset me trajnerin Brys

Përfaqësuesja e Kosovës
“Gjithçka mund të ndodhë”, ylli i Real Madridit lë të hapur mundësinë e largimit

“Gjithçka mund të ndodhë”, ylli i Real Madridit lë të hapur mundësinë e largimit

La Liga
Ekskluzive: Nazmi Gripshi i lirë nga 30 qershori, vërshohet nga ofertat si nga vendi ashtu edhe nga Evropa

Ekskluzive: Nazmi Gripshi i lirë nga 30 qershori, vërshohet nga ofertat si nga vendi ashtu edhe nga Evropa

Superliga
Kalo në kategori