LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Rakitic në pikëpyetje, Barcelona ende nuk ka vendosur për kroatin

E ardhmja e Rakitic në pikëpyetje, Barcelona ende nuk ka vendosur për kroatin
SEVILLE, SPAIN - JANUARY 23: Ivan Rakitic of FC Barcelona reacts during the Copa del Quarter Final match between Sevilla FC and FC Barcelona at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on January 23, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Ivan Rakitic nuk e ka të sigurt të ardhmen te Barcelona.

Kampionët aktual të Spanjës kanë mbyllur marrëveshjen me talentin holandez Frenkie De Jong i cili luan në pozitën e kroatit Rakitic.


Me ardhjen e holandezit hapësirat e kroatit në formacion pritet të minimizohen dukshëm.

Mundo Deportivo ka shkruar se shitja e Rakiticit është skenari më i mundshëm nga klubi katalunas.

Ivan Rakitic (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka shpenzuar shumë për ta përforcuar skuadrën dhe tani synon të shesë disa lojtarë për t’i balancuar bilancet.

Paris Saint Germain, Monaco, Bayern Munich dhe Manchester United janë skuadrat që kanë shprehur interesim për kroatin.

Barcelona ende nuk ka vendosur nëse do ta shesë lojtarin në janar apo në verë.

Për ta lënë të lirë kroatin, klubi katalunas synon të fitojë rreth 65 milionë euro. /Telegrafi/