Ishte shpërngulur nga Podujeva në këtë lagje, që nga mosha tetë vjeçare. Aty ku gjendet njëra ndër shtëpitë më karakteristike të këtij qyteti, ajo e Mahmut Pashë Gjinollit.
Që nga atëherë, kujtimet i ka të freskëta për këtë objekt, i cili gjendët në pjesën perëndimore të Vushtrrisë.
Ruhan Mustafa, 78 vjeç, ka thënë se ky objekt, kishte pasur shumë funksione – jo vetëm shtëpi banimi.
“Kam qenë tetë vjeçar, kur e mbaj mend se ky objekt ka kryer funksionin e spitalit. Pas një kohe këtu afër është ndërtuar spitali i ri. Në vitin 1979 kanë ndodhur vërshimet, dhe në këtë objekt kanë ardhur për strehim disa familje. Ky objekt ka vlerë shumë, sepse është shumë i vjetër”, shprehet i moshuari Ruhan Mustafa për RTV Dukagjinin.
Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit, që llogaritet një ndër shtëpitë më të vjetra në këtë qytet gjendet afër gurgullimës së lumit Tërstena.
Me një çati në formë kupole, kjo shtëpi njihet si njëra ndër objektet më karakteristike.
Historiani Izet Miftari, ka thënë se kjo shtëpi mendohet të jetë ndërtuar në fund të shekullit XIX-të, si shtëpi banimi.
“Vushtrria njihet edhe si qytet që posedon shumë monumente kulturore-historike. Njëra ndër to është edhe shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit. Sipas të dhënave që posedojmë, kjo shtëpi daton që nga shekulli XIX. Sipas konsullit serb në Prishtinë, Nushiq, në këtë shtëpi ka qenë “kaimekami”, apo si të themi qeveritari i Kazasë së Vushtrrisë. Kazaja ka qenë një njësi administrative më e vogël se sanxhaku në kohën e Perandorisë Osmane”, deklaroi Izet Miftari.
E gjitha e ndërtuar me gur, ka një pamje interesante. Ndërsa ajo që e dallon, është çatia, e cila është e përbërë nga druri i bungut.
Në mes të kësaj ndërtese, është e vendosur ora, dikur në funksion, e cila tregonte kohën për qytetarët që endeshin andej pari.
Me ngjyrë të verdhë, me orën e vendosur në mes e më shumë dritare, shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit, i jep pamje tërheqëse gjithë qytetit.
Ruhan Mustafa ka thënë se ky objekt do të mbetet një ndër më të veçantit për të, sepse aty ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?