LAJMI I FUNDIT:

Filloi mbledhja e Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së për zgjedhjet

Filloi mbledhja e Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së për zgjedhjet

Në selinë kryesore të  OBRM-PDUKM-së filloi mbledhja e Komitetit Qendor të kësaj partie

Të pranishëm janë shumë anëtarë të kryesisë së partisë, që para fillimit të mbledhjes nuk dëshironin që publikisht të komentojnë mbledhjen e sotme urgjente për Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Antonio Milloshoski, Toni Mihajllovski, Johan Tarçullovski si dhe anëtarët tjerë të KQ dhe KE që ekipi i “Makfaks” i priti para selisë partiake, nuk dëshironin të japin deklaratë për favorit në zgjedhjet për kryetar shteti, as për zgjedhjet e parakohshme të mundshme që i kërkon OBRM-PDUKM.

Mbledhja e sotme e KQ dhe KE të OBRM-PDUKM-së vijon pas vendimit të partisë maqedonase në pushtet LSDM se do ta shtyjë qëndrimin përfundimtar për mbajtjen e zgjedhjet të parakohshme kuvendare./Telegrafi/