Vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari, Besarta, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka ardhur me një rrëfim të veçantë për sulmin ndaj familjes së saj 21 vite më parë në Prekaz.
Besarta rrëfen se fëmijëria e saj deri në momentin e sulmit në Prekaz, ishte e zakonshme si e gjithë fëmijëve të tjerë.
E rritur në një familje të madhe më shumë fëmijë, ajo rrëfen se për shkak se Familja Jashari ishte gjithmonë e përndjekur, ata ishin mësuar me armët.
Për shkak të rrethimit të kohë kohëpaskohshëm të shtëpive të tyre nga ana e serbëve, Besarta thotë fëmijët ishin detyruar të ndërpresin edhe shkollën për periudha të caktuara.
Besarta rrëfen edhe bisedën e fundit që kishte pasur me babain, mëngjesin e 5 marsit 1998, datë kur kishin filluar luftimet intensive mes ushtrisë serbe dhe Familjes Jashari.
“Ishte mëngjesi i hershëm i datës 5 mars. Zhurmat e mëdha të tankeve më kanë prishur edhe gjumin. Kur dola në dhomën tjetër e pashë se nëna ishte zgjuar para mesh. Më tha të dal të marrë disa dru, dhe bashkë me mua erdhi edhe ajo. Kur dolëm në oborr babushi ishte jashtë dhe po dëgjonte. I thashë çka janë babush gjithë këto zhurma të mëdha. Më tha zhurmat e tankeve, por mos u shqetëso se po shkojnë te lagjja e Lashtakëve. Më pas i tha nënës që ne të futeshim brenda”.
Ajo, përcjell Telegrafi, rrëfen më tej se pasi kishin filluar luftimet kishte dëgjuar duke kënduar të atin dhe vëllain Kushtrimin, këngën “Për mëmëdhënë”. Përderisa ata po këndonin, Besarta thotë se mendonte që gjithçka do të shkonte mirë.
Ajo shton më tej se me 5 mars e para që ishte vrarë ishte bashkëshortja e Adem Jasharit, pasi po shkonte në katin e sipërm të merrte municion.
“Deri më 7 mars të gjithë tjerët kanë qenë të gjallë, përpos gruas së Ademit që ishte vrarë duke u ngjitur në shkallë derisa po shkonte të merrte municion në katin e sipërm të shtëpisë”, rrëfen ndër të tjera Besarta Jashari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker