LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Remzifaik Selmani nënshkruan me Llapin, vjen si huazim nga Shkëndija e Tetovës

Zyrtare: Remzifaik Selmani nënshkruan me Llapin, vjen si huazim nga Shkëndija e Tetovës

Përforcimi i radhës tek Llapi në këtë afat kalimtar është sulmuesi i krahut të majtë i cili luan edhe si qendërsulmues, Remzifaik Selmani.

Lojtari te Llapi ka ardhur si huazim nga Shkëndija, kjo falë bashkëpunimit të shëndosh mes të dy klubeve.


“Me këtë rast falënderojmë klubin e Shkëndijës për bashkëpunimin që Remzifaik Selmani të jetë futbollist i yni në pjesën pranverore”.

“Remzifaik Selmani, 21 vjeç, i gjatë 1.80m dhe i lindur më 05.05.1997 në Tetovë”.

“Luan si sulmues i krahut të majtë dhe si qendërsulmues”.

“Më parë ai ishte pjesë e Renovës, Ujpestit të Hungarisë dhe së fundmi Shkëndijës. Po ashtu ai më parë ka qenë edhe reprezentues i Përfaqësueses së Maqedonisë U19 dhe U21”.

Të gjitha lajmet për klubin e Llapit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për klubin e Llapit

“Remzifaik Selmani menjëherë pas prezantimit në Durrës ku skuadra do kryej fazën përgatitore është bashkuar me grupin e futbollistëve dhe nga nesër do filloj përgatitjet me KF Llapin”, thuhet në njoftimin e klubit llapjanas.

Llapi është në vendin e tretë në Superligën e Kosovës me 35 pikë të tubuara, pesë më pak se lideri Prishtina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori