LAJMI I FUNDIT:

Shtatë futbollistët që do të largohen gjatë verës prej Realit

Shtatë futbollistët që do të largohen gjatë verës prej Realit

Real Madrid është duke kaluar nëpër një fazë të rezultateve të dobëta në La Liga.

Madrilenët gjatë verës kanë humbur shërbimet e Cristiano Ronaldos, por duket se edhe gjatë qershorit do të ketë largime të reja.


Real Madridi synon transferimin e Hazardit me çmim të arsyeshëm
Lexo po ashtu Real Madridi synon transferimin e Hazardit me çmim të arsyeshëm

E përditshmja sportive spanjolle, Marca ka shkruar sot se në listën e shitjes janë edhe shtatë lojtarë të tjerë.

Gareth Bale, Luka Modric, Marcelo, Jesus Vallejo, Mariano Diaz, Isco dhe Keylor Navas pritet të mos jenë më pjesë e ekipit ‘mbretëror’.

Edhe pse disa prej tyre janë përfol se do të shiten gjatë dimrit, Reali ka vendosur që të apostrofuarit t’i shes gjatë verës.

Gjithashtu në planin e revolucionit të Los Blancos është në plan një trajner i ri, ku përmenden emrat e Jose Mourinho, Massimilliano Allegri dhe Mauricio Pochetino.

Ndryshe, Reali aktualisht zë pozitën e katërt të renditjes tabelore me 33 pikë, përkatësisht ka dhjetë më pak se lideri, Barcelona. /Telegrafi/