Projektbuxheti për vitin 2019 në shumë prej 2.3 miliardë euro pritet të votohet në lexim të dytë gjatë këtij muaji. Zyrtari nga Qeveria e Kosovës janë shprehur optimist se Kosova do ta ketë edhe buxhetin e ndarë për këtë vit.
Pavarësisht optimizmit, në leximin e parë që kaloi Projektbuxheti, dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) duket se do ta zvarrisin edhe më shumë këtë proces, ndërkaq Partia Socialdemokrate (PSD), i dha një mbështetje të kushtëzuar.
Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë për Telegrafin se beson se Ligji për Buxhetin 2019 do të kaloj shumë shpejtë.
“Sipas një plani që është bërë, kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet me datë 20 ose 21 janar dhe do të thërrasin një seancë ku në rend të ditës do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2019. Mendojmë se do të kaloj, është si çdo ligj tjetër që kërkohet një shumicë e thjeshtë, pra 61 vota. Unë mendoj se do të kaloj, pasi që janë marr parasysh shumë kërkesa që janë formuluar në formë të amandamenteve dhe këto kërkesa janë të arsyeshme që të marrin përkrahje”, tha për Telegrafin, Shatri.
Projektligji në lexim të dytë do të varet pikërisht nga Partia Socialdemokrate, e cila ka thënë se do ta votojë buxhetin në rast se i plotësohen kërkesat drejt koalicionit qeverisës.
Në kërkesat e Partia Socialdemokrate kërkohet që Ligji për Pagat të miratohet në lexim të dytë së bashku me leximin e dytë të projektbuxhetit, me theks të veçantë në kërkesat e sektorit të shëndetësisë, Ligji për Dialogun të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në Kuvend, Ligji për Qeverinë të sillet në Kuvend për miratim në një afat prej tre muajve, pastaj kërkohet funksionalizimi i plotë i Ministrisë së Bujqësisë dhe lirimi nga detyra i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo si dhe i tërhiqet vërejtja Qeverisë se Projektbuxheti është i ngarkuar së tepërmi me skema sociale e beneficione pensionale.
Partia Socialdemokrate insiston se pa plotësimin e këtyre kërkesave nuk do të ketë votim të buxhetit nga ana e tyre. Kështu ka deklaruar për Telegrafin, zëdhënësja e Partia Socialdemokrate, Natyra Kuçi.
“Kërkesat tona kur do të realizohen dhe vetëm atëherë do të ketë votim të buxhetit”, ka thënë shkurt Kuçi.
Në partinë më të madhe opozitar, Lidhjen Demokratike të Kosovës, kanë konfirmuar se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2019.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kishte thënë për Telegrafin se vota e këtij subjekti partiak do të jetë kundër buxhetit.
“Sa i përket votës, jemi deklaruar sa herë që vota e LDK-së është kundër buxhetit. Ndërkohë debate për leximin e parë është kryer, në fakt nuk ka më debat, në seancën e kaluar nuk ka pasur kuorum të votohet. Në çfarëdo skenar, buxheti i vitit 2019 nuk i ka votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, kishte thënë Bajrami.
Votën kundër Projektbuxhetit për vitin 2019, e kanë deklaruar edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, ishte shprehur për Telegrafin se nuk do ta mbështesin buxhetin për vitin 2019.
“Sa i përket qëndrimit tonë ndaj buxhetit, ne kemi thënë që jo. Edhe në leximin e parë kemi thënë që ky buxhet nuk i plotëson asnjë kriter të vetëm për të votuar. Kështu që qëndrimi është shumë i prerë, Lëvizja Vetëvendosje nuk e mbështet këtë buxhet”, kishte deklaruar Bislimi.
Në anën tjetër, nëse buxheti nuk votohet, sipas procedurave ligjore në Kuvendin e Kosovës, vendi mund të shkojë në krizë buxhetore. Atëherë, sipas afatit kohor, në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave, në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm, shpenzimet buxhetore duhet të realizohen në 1/12 e buxhetit të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak