Ngjashmëritë dhe dallimet në rastin e Iscos në Real Madrid dhe Coutinhos te Barcelona
Pavarësisht se ata janë një nga lojtarët më të talentuar në skuadrat e tyre, Isco dhe Philippe Coutinho po kalojnë në një periudhë të vështirë te Real Madridi dhe Barcelona këtë sezon.
Edhe pse rasti i tyre ndryshon në disa aspekte, por ka edhe ngjashmëri të mëdha dhe Marca i ka përmbledhur disa:
Banka rezervë:
Teksa zyrtari i klubit lexon me megadon emrat e çdo futbollisti në stadium para ndeshjes, dyshja shpesh herë duhet të pres pak më shumë që të dëgjojnë emrin e tyre.
Pasi në fillim lexohen titullarët, pastaj lojtarët e bankës rezervë dhe kjo është e përbashkëta e tyre.
Forma e dobët:
Paraqitja e tyre nuk po i ndihmon që të rifitojnë vendin e tyre në formacionin bazë.
Atyre nuk i mungojnë rastet për treguar vetën nga banka rezervë, por shpesh herë ata nuk ia dalin të tregojnë paraqitje të nivelit të lartë në mënyrë që të marrin vëmendjen për të mirë të trajnerit.
Humbja e vendit të titullarit:
Isco ishte titullar te Reali sa ishte Julen Lopetegui, por kur erdhi Santiago Solari ai mbeti nën hije. Diçka e ngjashme ndodhi edhe te Coutinho, braziliani ishte titullar te Barça para lëndimit që e pësoi në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.
Ai u zëvendësua nga Ousmane Dembele dhe që nga atëherë francezi është i preferuari.
Statistikat e njëjta:
Deri më tani të dy kanë rekord pothuajse të njëjtë. Braziliani ka luajtur në 24 ndeshje këtë sezon, ka shënuar gjashtë gola dhe nuk ka startuar në katër ndeshjet e fundit në La Liga.
Spanjolli nuk ka startuar në një ndeshje të Realit që nga humbja 5-1 në Camp Nou. Në total, Isco ka shënuar katër gola në 20 ndeshje.
Sistemi i lojës nuk i përshtatet pozitës së tyre:
Stili i lojës së tyre po e bënë edhe më të vështirë që ata të luajnë në formacionin 4-3-3. Solari preferon lojtarë të shpejtë në krah, si Lucas Vazquez, Vinicius dhe Gareth Bale, gjë që Isco nuk i ka këto karakteristika.
E njëjta histori është edhe te Coutinho, i cili është larg Dembeles kur është në pyetje shpejtësia.
Dallimet:
Pas shumë ngjashmërive, ka edhe disa dallime. Pavarësisht se Isco është larg formës së tij, ai nuk është kritikuar asnjëherë publikisht nga trajneri.
Në anën tjetër Valverde dhe asistenti i tij Aspiazu, kanë bërë të qartë ndjenjat e tyre: “Ndoshta ai nuk është në nivelin e vitit të kaluar, Dembele e ka befasuar paksa”, ishin fjalët krahut të djathtë të Valverdes.
Përtej arsyeve sportive:
Në rastin e Coutinhos është gjithçka sportivitet i pastër, një lojtar që ka humbur vendin e tij gjatë kohës sa ishte i lënduar, pasi një lojtar tjetër e ka zëvendësuar më mirë.
Isco-Solari, është si një seri filmi me disa episode. Lojtari fillimisht refuzoi t’ia jap dorën teknikut argjentinas në ndeshjen kundër Eibarit, duket sikur spanjolli nuk dëshiron t’i bëjë përshtypje të mirë trajnerit që më shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-ylli i Chelseat ndihmon në shpëtimin e 100 personave nga përmbytjet në Brazil
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'