LAJMI I FUNDIT:

Si janë dukur qytetet më të bukura të Evropës 100 vite më parë, dallimi atëherë dhe tani (Foto)

Si janë dukur qytetet më të bukura të Evropës 100 vite më parë, dallimi atëherë dhe tani (Foto)

Pavarësisht avancimit të teknologjisë, disa gjëra nuk ndryshojnë dhe këtë gjë më së miri e dëshmojnë fotografitë e publikuara më poshtë të disa prej qyteteve më të bukura të Evropës, që tregojnë se si janë dukur 100 vite më parë dhe se si duken tani.

Vërehet qartë se disa nga monumentet historike të Evropës prej ndërtimit të tyre nuk kanë ndryshuar edhe aq shumë, siç është koloseumi në Romë, stacionet e metrosë nëpër Londër, e Reichstagu në Berlin e edhe muzeu i Louvre në Paris që tani ka formën e piramidës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe Lufta e Ftohtë, bënë që disa prej objekteve që konsiderohen ikonë pësuan ndryshime e madje edhe dëme. Por, nëse i shikoni me vëmendje fotografitë e shkrepura para 100 viteve dhe ato tani, do ta kuptoni se megjithatë ekzistojnë elementet bazë që ruajnë origjinalitetin e këtyre objekteve.


Më poshtë ju sjellim imazhet e disa objekteve të qyteteve më të bukura të Evropës, që dëshmojnë se si janë dukur 100 vite më parë dhe si duken sot.

Ndërtesa Reichstag në Berlin. Ndërtesa e parlamentit gjerman konsiderohej shumë moderne asokohe, që kur në vitin 1894 hapi dyert pas unifikimit të vendit në vitin 1871. Ky objekt është i ndërtuar afër portës së Brandenburgut, që megjithatë ishte dëmtar disa herë duke filluar nga shpërthimi i një zjarri të madh në vitin 1933, më pas me ardhjen e Adolf Hitlerit.
Piccadilly Circus në Londër. Ky “udhëkryq” i ndërtuar në qendër të Londrës edhe sot duket pothuajse i njëjtë me statujën e Erosit të vendosur në vitin 1893. Ndërkaq kuajt që shihen në fotografi me karroca, sot janë zëvendësuar nga veturat dhe autobusët e shumtë.
Sheshi i Popullit apo siç njihet tek italianët “Piazza del Popolo” në Romë. Ky shesh ka dy kisha Santa Maria dei Miracoli dhe Santa Maria në Motesanto.
Arc de Tripmphe gjendet në Paris. Konsiderohet si zona më e njohur në kryeqytetin e Francës, kuptohet pas kullës Eiffell. Ajo ishte ndërtuar në vitin 1806 për të shënuar fitoret në Evropë, por turbulencat politike në Francë bën që ajo të përfundojë punimet më 1836. Në këtë monument janë të shkruar emrat e fitoreve franceze si dhe të gjeneralëve.

Shesi Shën Pjetri, Vatikan

Kulla Eiffel, Paris

Notre Dame, Paris
Nicolaaskerk, Amsterdam
Kopshti Kensington, Londër

Stacioni kryesor i trenit, Amsterdam

Muzeu nacional, Pragë
Koloseumi, Romë

Muzeu britanik, Londër
Sheshi Navona, Romë
Louvre, Paris
Westminster, Londër

Ura e Londrës

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori