LAJMI I FUNDIT:

Ne biem në dashuri me tre njerëz në jetën tonë – me secilin për një arsye të veçantë

Ne biem në dashuri me tre njerëz në jetën tonë – me secilin për një arsye të veçantë

Është e vërtetë. Filozofët dhe mistikët me shekuj të tërë na kanë treguar se na nevojiten vetëm tre dashnorë.

Secili prej tyre shërben për një qëllim të veçantë dhe asgjë nuk na garanton se të gjithë do t’i përjetojmë të tre, transmeton Telegrafi.


Por, me siguri jeni duke e menduar një gjë: çfarë janë këta tre lloj dashnorësh?

Epo, dashuria e parë fillon kur jemi të rinj. Ndryshe njihet si “dashuria idealistike”. Është diçka sikur në përralla. Ne besojmë se jemi duke e bërë për familjen dhe shoqërinë.

E dini ndjenjën-  mendoni se e keni gjetur personin që është i/e përsosur. Çdo person ndihet xheloz pranë jush sepse jeni “çifti i përsosur”.

Problemi i vetëm me këtë lloj dashurie? Kryesisht mbështetet në atë se si ju shohin tjerët, e jo në atë se si ju vërtetë ndiheni.

Lloji i dytë i dashurisë ndodh kur gjërat vështirësohen. Ndryshe njihet edhe si “dashuria e vështirë”. Kjo është dashuria ku zhytemi thellë në seksualitetin tonë, në dëshirat tona dhe fillojmë t’iu përgjigjemi një pyetje: Kush jam unë?

Herë pas here mendoni se keni lindur për njëri-tjetrin. Herëve tjera dëshironi t’ia hiqni kokën njëri-tjetrit.

Është diçka me pasion, e gabuar dhe që ju lëndon. Ndonjëherë ndaheni, riktheheni prapë bashkë, ndaheni prapë, etj. Secilën herë e kuptoni se thjesht nuk është diçka që funksionon.

Lloji i tretë i dashurisë vjen nga asgjë. Kur e takoni këtë person, asnjëherë nuk e keni konsideruar se do të përfundoni me të.

Ndoshta nuk keni qenë fare duke kërkuar një lidhje të re, ose mendoni se personalitetet i keni krejtësisht të kundërta, por kur filloni të lidheni, atëherë fillon diçka për të cilën asnjëri prej jush nuk jeni përgatitur.

Kur e filloni lidhjen, e shihni se çdo gjë rrjedh si uji. Edhe personalitetet tuaja përshtaten jashtëzakonisht shumë. Ju i kompletoni forcat dhe dobësitë e njëri-tjetrit, andaj që të dy ndiheni se mund ta pushtoni tërë botën.

Keni kaluar shumëçka, munde e ndarjet ë shumta, por tani e dini se keni lindur për këtë person sepse e përmirësoni njëri-tjetrin në çdo aspekt.

Kur ta gjeni këtë lloj të dashurisë, bëni çdo gjë që të mos e humbni – edhe nëse duhet të dilni nga vetja. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Ushqim i shëndetshëm
Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut

Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Mbyllini poret në mënyrë natyrale

Mbyllini poret në mënyrë natyrale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori