LAJMI I FUNDIT:

“Skënderbeu, një hero shqiptar në Puglia”

“Skënderbeu, një hero shqiptar në Puglia”

Muzeu Historik Kombëtar, Polo Biblio-Museale e Provincës së Leçes dhe Muzeu Castromediano në Leçe, ju ftojnë ditën e enjte, datë 20 Dhjetor 2018, në hapjen e ekspozitës “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia” (“Skënderbeu, një hero shqiptar në Puglia”) dhe në punimet e konferencës për 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Leçe, Itali.

Hapja e ekspozitës është një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi marrëdhëniet historike që Skënderbeu ka pasur me rajonin e Pulias dhe dukumentat unike që janë mbledhur nga pala italiane për këtë ekspozitë, të cilat na japin fakte të rëndësishme historikë për periudhën e Mesjetës.

Viti 2018 ishte dhe Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, vendosur nga qeveria e Shqipërisë dhe për Muzeun Historik Kombëtar kjo ekspozitë është edhe aktiviteti përmbyllës në kuadër të këtij viti jubile për figurën e Skënderbeut.


Ekspozita do të qëndrojë e hapur në datat 20 dhjetor-3 shkurt 2019 në ambientet e Muzeut Castromediano të Leçes.