LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Mogherini e sheh si rrezik përfshirjen tonë në dialog, me Thaçin e ka më lehtë (Video)

Ahmeti: Mogherini e sheh si rrezik përfshirjen tonë në dialog, me Thaçin e ka më lehtë (Video)

Kryetari i PSD-së, njëkohësisht edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Thaçi e Vuçiq kanë pasur tri takime të “frytshme”, prandaj Mogherini po kërkon që Thaçi t’i prijë dialogut.

“Mogherini e ka çështje të karrierës. Thaçi e Vuçiq nuk janë takuar tri herë koti. Mogherini, përfshirjen e grupit negociator në bisedime mund të sheh si rrezikim të procesit, pasi ajo e konsideron se procesi ka shkuar mirë mes Thaçit e Vuçiqit”, tha Ahmeti.


Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se si është e mundur që vetëm pak ditë pas votimit të rezolutës në dalin në publik letra e Trumpit dhe deklaratat e Mogherinit në mbështetje të dialogut dhe Thaçit.

Bashkëkryetari i ekipit negociator ka thënë se do të kërkojnë nga Thaçi të tregojë se çfarë ka biseduar deri më tani në Bruksel.

“Ma e mira do të ishte të dimë se çka kanë folur e biseduar, ku jemi në proces… Në fund të fundit çfarëdo marrëveshje që vjen do të duhej të votohej në Kuvend dhe popull”

Ahmeti ka thënë se futja e PSD-së në dialog, ka për qëllim të mos i lejë një personi të vendos për Kosovën.

I pari i PSD-së ka thënë se përfshirja e subjektit të tij politik në grupin e dialogut do të ketë pasoja në zgjedhje.

“Do të kemi pasoj në zgjedhje, por ne do të luftojmë për interesin shtetërorë”, tha Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori