LAJMI I FUNDIT:

BE, Haradinajt: Suspendoni taksën ndaj Serbisë, në këmbim që emërtimi “UNMIK” të zëvendësohet me Kosovo*

BE, Haradinajt: Suspendoni taksën ndaj Serbisë, në këmbim që emërtimi “UNMIK” të zëvendësohet me Kosovo*

Tarifa ndaj Serbisë vijon të mbajë të ndarë në qëndrimet e tyre institucionet e larta të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

Përfaqësuesja së lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, komisionarja për Tregti, Cecilia Malmstrom dhe komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, i kanë dërguar zyrtarisht një letër të përbashkët kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.


Tre pёrfaqёsuesit e Bashkimit Evropian ofrojnë një lloj kompromisi qё emërtimi UNMIK në Marrёveshjen e CEFTA-së të zëvendësohet me emrin e Kosovёs por me fusnotё.

Të hënën në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërsa zyrtarët e lartë të Bashkimi Evropian kërkojnë që para 17 dhjetorit Kosova të shprehë vullnetin e mirë për pezullimin e zbatimit të vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në letrën që përfaqësuesit e Komisionit Evropian i kanë drejtuar Kryeministrit Haradinaj kanë adresuar edhe disa shqetësime që ai ua ka shprehur në letrën që ai e kishte dërguar më parë kur kishte sqaruar arsyet pse Kosova kishte vendosur këto masa.

“Ne kemi marrë në dijeni po ashtu edhe listën e rasteve të praktikës tregtare nga ana e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës që, sipas këndvështrimit të Kosovës, paraqesin barriera në zbatimin korrekt të aranzhimeve të CEFTA-së dhe krijojnë problem domethënëse në terren për veprimet ekonomike dhe për qytetarët”, thuhet në letër.

“Si shenjë e vullnetit të mirë, me qëllim tё lehtësimit tё bisedave, i bёjmё thirrje qeverisë suaj qё tё suspendoj zbatimin e tarifave dhe atё para takimit tё Këshillit tё MSA-sё, si masë kalimtare para gjetjes sё zgjidhjes pёr tё gjitha problemet e identifikuara”, thuhet nё lёtrёn e dёrguar javёn e kaluar nё adresёn e Kreyministrit Haradinaj.

Lidhur me letrën e BE-së, Telegrafi ka kontaktuar Shefin e kabinetit të Kryeministrit Haradinajt, Avni Arifi.

Arifi ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës e e ka pranuar letrën në fjalë, por që nuk ka koment lidhur me këtë.

“Letra është pranuar, por nuk kam koment lidhur me këtë”, ka thënë Arifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori