Dështimi në liberalizim të vizave dhe mos arritjen e përmbushjes së qëllimeve që është krijuar Ministria e Integrimeve Evropiane, ka bërë që të konsiderohet se vazhdimi i punës së kësaj ministrie është vetëm shpenzim i panevojshëm i buxhetit të shtetit.
Të paktën kështu thotë Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare “Çohu”.
Ai ka dyshime se pse kjo Ministri duhet të ekzistojë, sipas tij, mos arritja e qëllimeve në fokuset që i ka pasur duhet të jetë një reflektim që të vendoset se kompetencat e proceseve integruese në BE, të barten në një departament të veçantë brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Demhasaj, konsideron se përderisa Kosova nuk është askund në procese eurointegruese, kjo Ministri është e panevojshme.
“Kosova nuk është askund në procese euro integruese, as nuk ka aplikuar, për vend kandidat është shumë larg proceseve integruese, vetëm një marrëveshje ka nënshkruar Kosova me BE-në, që është MSA-ja dhe nuk ka qenë e nevojshme që të krijohet kjo ministri për shkak se punët që i kryen ajo ka mundur t’i kryer një departament brenda një ministrie ekzistuese ose brenda qeverisë, zyrës kryeministrit… Pa nevojë me u krijuar një ministri që shpenzon buxhet për shkak se ka ministren, zëvendës ministra, plotë staf që në një mënyrë paguhen nga buxheti i Kosovës dhe mund të jetë një shpenzim i kotë i buxhetit të Kosovës”, thotë Demhasaj.
Mirëpo, më e ashpër ndaj ministres së Integrimeve, Dhurata Hoxha është shprehur, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi.
Sipas saj, ministrja Hoxha duhet të jap dorëheqje sa më shpejt të jetë e mundur, sepse siç thotë ka dështuar.
Përkundër kësaj, Pacolli-Dalipi tha se duhet një analizë më e thellë për të parë a duhet apo jo që kjo Ministri të shuhet dhe të vendoset në një departament tjetër brenda MPJ-së.
“Problemi është tek njerëzit që po e udhëheqin tani për tani, masat urgjente tani duhet të merren tek njerëzit. Ministrja duhet të jap dorëheqje sa më shpejtë që të jetë e mundur, ka dështuar…kemi njerëz të korruptuar të cilët e udhëheqin këtë vend, kemi njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi për dështimet konkrete. Dështoj me liberalizimin duhet me dhënë dorëheqje ministrja”, tha për KosovaPress Pacolli-Dalipi.
Ndërsa, njohësi i rrethanave ndërkombëtare, Arben Fetoshi është shprehur më skeptik se bartja e dikastereve të integrimeve brenda MPJ-së është zgjidhja ideale.
Përkundër mospajtimeve mbi qasjen e kësaj ministrie mbi çështjen e liberalizimit të vizave, Fetoshi deklaron se roli i Ministrisë së Integrimeve Evropiane është jetik për shtetin e Kosovës.
Sipas tij, vendosja brenda një dikasteri të veçantë do të dërgonte një sinjal jo të mirë tek shtetet e BE-së.
“Ministria e Integrimeve Evropiane i duhet Qeverisë së Republikës së Kosovës. Zvogëlimi eventual i saj në një departament, do të dërgonte një sinjal jo të mirë në kuadër të përkushtimit të Kosovës në rrugën e integrimit evropian…. Roli i Ministrisë së Integrimeve Evropiane është i jashtëzakonshëm, është jetik, shumë i rëndësishëm në pikëpamje të koordinimit, organizimit, mbikëqyrjes dhe sqarimit profesional të të gjitha aspekteve dhe sfidave që e karakterizojnë procesin e integrimit evropian”, thotë Fetoshi.
Ministria e Integrimeve Evropiane është themeluar në prill të vitit 2010 me qëllim siç është thënë të promovojë integrimin ekonomik dhe rajonal, si dhe të sjellë Kosovën më afër Evropës./Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?