LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Qeveria po bëhet mosmirënjohëse ndaj BE-së për Ushtrinë

Haziri: Qeveria po bëhet mosmirënjohëse ndaj BE-së për Ushtrinë

Kryetari i Komunës së Gjilanit njëherit Nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës është treguar mosmirënjohëse ndaj Bashkimit Evropian, me rastin e krijimit të Ushtrisë.

Sipas tij Kosova nuk duhet ta themelojë ushtrinë pa u koordinuar me miqtë ndërkombëtarë.


“14 dhjetori është dita e rilindjes së Ushtrisë së Kosovës drejt ndërtimit të Forcave të Armatosura dhe anëtarësimit në NATO. Mirëpo pa partnerët evropianë nuk ka anëtarësim në NATO dhe BE. Mos harroni, mosmirënjohëse po del të jetë Qeveria e jo populli”.

“SHBA-ja është bartësi kryesor i këtij procesi, por në partneritet me BE, ku Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca e Italia kanë histori në luftën tonë, në çlirimin tonë, në Pavarësisë e deklaruar”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Lutfi Haziri, edhe më herët e kishte deklaruar se nuk duhet që Kosova dalë jashtë koordinimit me ndërkombëtarët.

“Është keq që po lëshohen mesazhe të këqija ndaj partnerëve. Nuk i ka hije vendit që të dalë jashtë koordinimit me ndërkombëtarët”, ka thënë Haziri.

Haziri ka theksuar se Kosovës i janë përsëritur procese të cilat nuk i ka bërë në koordinim me faktorin ndërkombëtar./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori