LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Jemi të bindur se më 2019 Maqedonia do të jetë në tryezë me aleatët e NATO-s (Video)

Sheqerinska: Jemi të bindur se më 2019 Maqedonia do të jetë në tryezë me aleatët e NATO-s (Video)

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të URM-së, gjeneralmajor Vasko Gjurçinovski, u takuan sot me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Sheqerinska gjatë këtij takimi e potencoi bashkëpunimin e gjatë midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe URM-së dhe Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, e cila, sipas ministrisë, kontribuoi që Maqedonia të jetë gati për tu bërë anëtari i 30-të i NATO-s.


“Ne jemi të bindur se në fillim të vitit 2019, Maqedonia do të jetë në tryezë së bashku me të gjithë aleatët, shtetet anëtare të aleancës, ndërsa pastaj pas një procesi të ratifikimit do të jemi një vend anëtar i 30-të i NATO-s”, tha Sheqerinska dhe shprehu mirënjohje për angazhimin e Komandës së Përbashkët në Napoli dhe zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Shkup në mbështetje të reformës dhe zhvillimit të Armatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori