LAJMI I FUNDIT:

Forma e mirë e Quagliarellas merr vëmendjen e Milanit, mendohet huazimi në janar

Forma e mirë e Quagliarellas merr vëmendjen e Milanit, mendohet huazimi në janar
Fabio Quagliarella duke festuar golin ndaj Lazios (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Raportohet se Milani është duke konsideruar mundësinë që të lëvizë gjatë janarit për veteranin e Sampdorias, Fabio Quagliarella.

Pasi marrëveshja e mundshme me Zlatan Ibrahimovic dështoi, Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi të tretë.


Italiani shikohet si një mundësi e mirë me Gonzalo Higuain dhe Patrick Cutronen, këtë e ka treguar ai edhe në këtë sezon ku ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar pesë herë.

Fabio Quagliarella gjatë një aksioni kundër Interit (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Sipas Gazzetta dello Sport, Quagliarella tashmë është shndërruar në cak kryesor pasi edhe kontrata i skadon në fund të sezonit.

Ende nuk ka ofertë zyrtare nga klubi me bazë në Milano, por ideja është që 35-vjeçari të huazohet në janar.

Quagliarela i shënon Napolit golin e sezonit në Serie A, tifozët nuk iu besojnë syve
Lexo po ashtu Quagliarela i shënon Napolit golin e sezonit në Serie A, tifozët nuk iu besojnë syve

Samp i ka ofruar kontratë të re ish-sulmuesit të Juventusit dhe Napolit, por deri më tani nuk kanë pasur sukses.

Në rast se Milani dështon ta transferojë, alternativa janë huazimi i Divock Origi nga Liverpooli apo i Marcus Rashford nga Manchester Unitedi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori