LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli kalon në çerekfinale të Kupës, deklason Dukagjinin në udhëtim

Feronikeli kalon në çerekfinale të Kupës, deklason Dukagjinin në udhëtim
Foto: KF Feronikeli/Facebook

Feronikeli ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës pasi ka fituar në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rezultat të thellë 0-4.

Klubi nga Drenasi është treguar i fortë për ekipin e Ligës së Parë duke e mposhtur thellë në takimin e 1/8-tës në Kupën e Kosovës.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, ku krijuan disa raste, por pa arritur të gjejnë golin.

Në pjesën e dytë ishin mysafirët nga Drenasi, të cilët arritën të dominojnë ndeshjen dhe të shënojnë plot katër gola.

Feronikeli ka shënuar fitore të thellë ndaj Dukagjinit (Foto: KF Feronikeli/Facebook)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e parë të kësaj pjese dhe ishte Astrit Fazliu, i cili shënoi me kokë për 1-0.

Feronikeli golin e dytë e gjeti në minutën e 53-të të ndeshjes me anë të Albutrint Morinës që shënoi një gol të bukur për 2-0.

Për epësinë 3-0 u përkujdes Kastriot Rexha (57′), ndërsa Artur Magani (84′) vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-0.

Me këtë fitore, Industrialistët kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa kundërshtarin do të mësojnë gjatë ditëve të ardhshme pas shortit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori