LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Përjashtojmë vetëm qeverisjen me PDK-në (Video)

Sejdiu: Përjashtojmë vetëm qeverisjen me PDK-në (Video)

Nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se subjekti i tij politik në këtë mandat do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë dhe sipas tij edhe në mandatin tjetër do të mundohet të dërgojë PDK-në në opozitë.

Sejdiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se PSD po e dëshmon seriozitetin e saj me praninë në Kuvend kur janë votuar rezoluta të rëndësishme.


“Nuk është punë e PSD-së, që të mbledhë deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes  për të votuar në Kuvendin e Kosovës kundër Qeverisë Haradinaj…Për çdo rezolutë të rëndësishme të opozitës ne po i kemi deputetët në Kuvend ata[LDK dhe Vetëvendosje] jo”.

Sejdiu thotë se nismat e PSD-së në Kuvendin e Kosovës nuk janë mbështetur nga subjektet politike opozitare.

Ai ka ripërsëritur se PSD-ja nuk do të futet në Qeveri dhe qëllimi i tyre është të dërgojnë PDK-në në opozitë.

“PDK-ja janë kapësit e shtetit dhe duhet dërguar në opozitë. Secili subjekt tjetër pos PDK-së është potencialisht partner i yni”.

Deputeti i PSD-së thotë se tema e “Serbisë” i ka marrë oksigjenin Kosovës, pasi sociale kanë mbetur në hije.

“Duhet të heqim qafe njëherë e mirë temën e “Serbisë””, tha ai.

Sejdiu thotë se opozita i ka numrat për të kontrolluar Qeverinë dhe dialogun.

“Me këta numra që i ka opozita mund të kontrollojë Qeverinë. Në momentin kur ne i bëjmë 61 vota e rrëzojmë këtë Qeveri”, tha mes tjerash nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori