Instituti EPIK përmes një njoftimi për media ka sqaruar sot pse çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hyjë në agjendë të Këshillit të Bashkimit Evropian më 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian.
EPIK bën të ditur se duke marr për bazë Traktatin për Funksionimin e BE-së, neni 294, çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian.
Në këtë drejtim, neni 294 specifikon se në leximin e parë Parlamenti Evropian do të miratojë qëndrimin e tij me shumicë të thjeshtë dhe do t’ia komunikojë atë Këshillit. Më pastaj, Këshilli miraton qëndrimin e tij me shumicën e dyfishtë që nënkupton 55% të Vendeve Anëtare që përfaqësojnë 65% të popullsisë, dhe akti legjislativ në fjalë miratohet në formën që korrespondon me pozitën e Parlamentit Evropian. Akti legjislativ hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.
Prandaj, duke marr për bazë Traktatin për Funksionimin e BE-së, neni 294, Instituti EPIK konfirmon se çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian – gjë që është e pamundur të ndodh gjatë kësaj jave.
Po ashtu, duke marr për bazë agjendën e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit, Instituti EPIK konfirmon se në asnjë prej 10 përbërjeve të Këshillit të BE-së, çështja e liberalizimit të vizave nuk është paraparë të jetë në agjendë të takimeve.
Lexoni të plotë njoftimin e institutit EPIK:
“Së fundi, në diskurs publik janë paraqit qëndrime që çështja e liberalizimit të vizave mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së më 6-7 dhjetor.
Sot, Instituti EPIK dëshiron të sqaroj se ku gjendemi në procesin e vendim-marrjes për liberalizimin e vizave dhe pse çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së më 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian.
KU GJINDEMI NE SOT NË PROCESIN E VENDIM-MARRJES PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE?
Më 13 shtator 2018, Parlamenti Evropian votoi për të dhënë mandatin Komisionit LIBE për nisjen e negociatave ndër-institucionale me Këshillin e BE-së dhe Komisionin Evropian. Pra, për të sqaruar votimi nuk ka qenë për plotësim ndryshim të Rregullores 539/2001, por vetëm për nisjen e negociatave ndër-institucionale apo trialogut.
Trialog janë takime joformale ndër-institucionale tri-paleshe në mes Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së.
Sa i përket Parlamentit Evropian, Parlamenti zhvillon trialogun në bazë të Rregullave të Procedurës, seksioni 3, rregulla 69f, ku specifikisht thuhet se çdo marrëveshje e përkohshme që arrihet në trialog është joformale dhe duhet të miratohet në procedurën formale që aplikohet në dy institucione legjislative – Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.
Plotësim ndryshimi i Rregullores 539/2001 është subjekt i procedurës së zakonshme legjislative të paraparë me nenin 289 dhe 294 të Traktati për Funksionimin e BE-së. Neni 289 paraqet bazën ligjore të procedurës zakonshme legjislative. Ndërsa, neni 294 paraqet zbatimin detaj të procedurës së zakonshme legjislative.
PSE ÇËSHTJA E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE NUK MUND TË HY NË AGJENDË TË KËSHILLIT TË BE-SË ME 6-7 DHJETOR, PA NJË VOTIM PARAPRAK TË PARLAMENTIT EVROPIAN?
Sot, Instituti EPIK dëshiron të sqaroj se duke marr për bazë Traktatin për Funksionimin e BE-së, neni 294, çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së më 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian.
Në këtë drejtim, neni 294 specifikon se në leximin e parë Parlamenti Evropian do të miratojë qëndrimin e tij me shumicë të thjeshtë dhe do t’ia komunikojë atë Këshillit. Më pastaj, Këshilli miraton qëndrimin e tij me shumicën e dyfishtë që nënkupton 55% të Vendeve Anëtare që përfaqësojnë 65% të popullsisë, dhe akti legjislativ në fjalë miratohet në formën që korrespondon me pozitën e Parlamentit Evropian. Akti legjislativ hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të BE-së.
Prandaj, duke marr për bazë Traktatin për Funksionimin e BE-së, neni 294, Instituti EPIK konfirmon se çështja e liberalizimit të vizave nuk mund të hy në agjendë të Këshillit të BE-së me 6-7 dhjetor, pa një votim paraprak të Parlamentit Evropian – gjë që është e pamundur të ndodh gjatë kësaj jave.
ÇËFARË ËSHTË DUKE NDODHUR BRENDA KËSHILLIT TË BE-SË?
Sa i përket Këshillit të BE-së me 28 nëntor 2018 është zhvilluar takimi i Ambasadorëve të Vendeve Anëtare në Bruksel, apo më i njohur si COREPER II. Ambasadorët kanë dakorduar agjendën e të gjitha takimeve të mbetura të Këshillit të BE-së për vitin 2018 nën kryesimin e Presidencës Austriake, para dorëzimit të Presidencës së BE-së Rumanisë.
Ambasadorët janë dakorduar se Këshilli i BE-së do të zhvilloj deri në fund të vitit 2018 takime në këto 10 përbërje të Ministrave të BE-së: Transport, Çështje Ekonomike dhe Financiare, Telekomunikimi, Punësimi, Drejtësia dhe Çështje të Brendshme, Punët e Jashtme, Çështje të Përgjithshme, Bujqësia, Energjia dhe Mjedisi).
Duke marr për bazë agjendën e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit, Instituti EPIK konfirmon se në asnjë prej 10 përbërjeve të Këshillit të BE-së, çështja e liberalizimit të vizave nuk është paraparë të jetë në agjendë të takimeve.
Në këtë kontekst, duke pas parasysh rëndësinë publike të çështjes së liberalizimit të vizave, Instituti EPIK fton të gjithë përfaqësues të institucioneve që të janë të matur dhe të saktë në aspektin procedural të vendim-marrjes në procesin e liberalizimit të vizave”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykata Speciale, edhe nëntë viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Regjistrohet edhe kryeministri Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë
“Kushtëzimi” i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit